“Duhet të merrnin 3 pikët”, trajneri i Çekisë: Shqipëria po priste gabimet tona

17 Nëntor 2024, 11:58Sport TEMA
“Duhet të merrnin 3 pikët”, trajneri i Çekisë:

Ivan Hashek, trajneri i Çekisë, largohet nga Shqipëria me një shije të hidhur, në sytë e tij duhet të kishin marrë më shumë se një pikë nga kjo transfertë. Ky fakt i detyron që ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, të fitojnë, për të mos e kthyer kokën pas se çfarë bën Shqipëria përballë Ukrainës:

“Sigurisht mua do të në kishte pëlqyer të merrnim tre pikët. Ne duhet të kishim shfrytëzuar një nga mundësitë e mëdha që na u shfaqën. Nga ana tjetër, nuk lejuam Shqipërinë të kishte mundësi, ne u ruajtëm nga kundërsulmet. Shqiptarët po prinin për gabimin tonë, por ne nuk u dhanë asnjë mundësi. Pjesa e dytë ishte shumë më balancuar. Shqiptarët shtynë më lart, nuk na lejuan të luanim. Ne kishim vetëm hije e rasteve, pjesa e parë ishte më e mirë.

Ndesh ja ndaj Gjeorgjisë do të jetë sfiduese, por me tifozët në fushën tonë do të na shtyjnë drejt tre pikëve e vendit të parë. Mungesa e Suçek dhe Hori do të jetë një komplikacion por kemi opsione të gatshme për t’i zëvendësuar. Ne duhet të mësojmë nga humbja në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë, ishte ndeshja jonë më e keqe që kur kam qenë pjesë e ekipit. Gjeorgjia na kapi të papërgatitur, kanë lojtarë të rrezikshëm kundërsulmi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj se do të na shtyjnë përpara”, tha ai duke folur për “ČT Sport”.

8 Komente

  1. X
    Xhek

    Per mendimin tim ata qe hedhin sende ne fushe jane kurva spiune te Serbeve .

    Përgjigjjuni
    1. Analist

      Im ore ke genjen ti .Ju te gjithe me federate e me silvnjo nuk deshet nuk ja u mban .Sa hereflisni genjeni.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sebastia

        Gjithcka qe ka then eshte e vertet. Ndeshja e Shqiperise ishte e turpshme. Gabimet e Sylvinjos vazhdojne te mbeten te , zevendsime te vonuara , zevendsime te gabuara dhe dhjerje ne brek me formacionet qe ben. Fut Abrashin qe eshte nji ish lojtar me nje gjatesi prej 1.60 cm ne nje loje kunder nje ekipi qe ka lojtar nga dy metra te gjate dhe me i shkurtri eshte 1.80 dhe natyrisht Abrashin ne 1 Min loje merr direkt te verdhe. Ky eshte gjeniu qe kemi si trainer. Le ne stol lojtar si Muci dhe Hoxha te cilet jan te vetmit qe kan teknike dhe shpejtesi dhe fut ne fushe Tucin e Lacin . Le pastaj trurin e kalbur te disa te tjereve si psh Strakari qe ne vene qe te lozte vetem topa pertoke , gjunte topa ne ajer ku nuk pati qofte edhe te nje te vetem duel te fitum nga gjysmaket tane. Ky ekip as qe meriton te jet ne Ligen B e le ne te kaloje ne Ligen A ku luajne ekipe te klasit boteror. Eshte e turpshme dhe skandaloze sepse eshte kombtarja me anti-futboll qe egziston ne Europe. Edhe Greqia nuk ka arrit kurre ne kte pike te anti-futbollit. Nuk e di sesi nuk refuzojne komentatoret e huaj kur behet fjale te komentojne nji ndeshje te Shqiperise. Eshte per ta len vetem "mute" gjate gjithe 90 e minutave.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrezultati pranueshem

          Çeket ishin mire , kishin concept ne lojen sidomos pjesa e pare ishin top. Te Shqiperia mbrojtja ishte me noten 10 portièri me noten 10 , mezi fushes zéro , sulmi me noten 2 . Nuk munde te luhet futbolli duke pritur gabimin e kundershtarit . Résultat 0 - 0 i drejte por me nota me positive per Çeki....... Per mua ka nje paqartesi ne loje .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ka problème

            Hoxha dhe Muci duhet te jene lojtar principa???? e te pakten me 60 minuta . Teknika e Arber Hoxhes me mbrojtesin e majte super teknike Marjo Mita eshte nje bashkpunim fantastike . Muci eshte top. Ky tranier per mua ka gabime ne formation dhe ne nderime

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mujo

              Nji trainer shqiptar mundet te ndertoje nji squadrer me lojtare qe lozin ne shqiperi shume me te mire se kjo e brasiliani Sylvinho. Me vjen shume keq kur shikoj akoma sot FSHF-ja mbivlereson te huajt me shume se trajneret tane. Shkunduni more nga te huajt, shume e keni ulur vehten.

              Përgjigjjuni
            2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Rreshtimi taktik më i mirë për skuadrën tonë ishte 4-4-2. Dy sulmues mund të na çonin në fitore. Muçi të luante që në fillim të ndeshjes,jo si zëvëndësues. Difektet e shtatlartësis mund të zbuten me një lojë ku kontrollin e topit ka kishim ne në %. Pra kërkohet të luajnë lojtar me nivelin të lartë teknike . Ka përmirësim në drejtimin e pasimeve të shpejta, në kuadrat,por disiplina e dobët taktike në rreshtimin e ekipit në lojë,i vështirëson të realizohen këto cilësi. Kemi një ekip kombëtar me shtatlartësi të ulët, është një minus, por që duhet të kompensohen. Trajner është detyrë e vështirë, të "ha kokën" !

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi plak

                Ceket kishin vuxhut e na markuan ne cdo cm katror .Ekipi yne me perjashtim te mitaj dukeshin si gjyshe te lodhura nga jeta e mezi leviznin .Me sa di une keta lojtare kemi .Sylvinjo s’ka c’ben me teper e duhet te kenaqemi me barazimin se mund te kishte shkuar 3-0 kollaj per ceket.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje