Vetëm fitorja i bën punë në Shqipëri, Ukraina e sfilitur për sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

17 Nëntor 2024, 14:16Sport TEMA
Vetëm fitorja i bën punë në Shqipëri, Ukraina e

Ukraina nuk e ka aspak të lehtë këtë nëntor në Ligën e Kombeve. Sfidën e parë e mbylli dje në barazim me Gjeorgjinë(1-1), ndërsa mbetet e fundit në grup.

Tashmë e radhës do të jetë në Shqipëri kundër Kombëtares kuqezi. Kështu do i duhet të udhëtojë nga Batumi në Tiranë.

Një udhëtim sfilitës, ndërsa luan dy transferta për katër ditë. Kaq mjafton për të treguar se ukrainasit me shumë gjasa nuk do të jenë në formën më të mirë, ndërsa vetëm fitorja i bën punë.

Shqipëria në anën tjetër ka avantazhin se të dyja sfidat i luan në shtëpi, e para ishte ajo e përfunduar 0-0 ndaj Çekisë.

1 Komente

  1. S
    Sebastia

    Po po , vetem fitorja , sidomos me lojen qe ben ekipi eshte e garantume qe eshte fitore dhe e thelle bile.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje