"Në vend që të shkojë nga porta kundërshtare, ai shkon nga porta jonë", Çipi: Me futjen e Seferit dukej sikur Silvinjo donte barazimin

18 Nëntor 2024, 12:41Sport TEMA
"Në vend që të shkojë nga porta kundërshtare, ai

Kreshnik Çipi ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania”. Ish-lojtari shqiptar ka komentuar ndeshjen që kuqezinjtë zhvilluan me Çekinë në “Air Albania”. 

Çipi ka kritikuar zgjedhjen e Silvinjos për të futur në fushë Seferin pas dëmtinit të Jasir Asanit. Ai sqaron se Seferi është lojtar që kryen më tepër detyra mbrojtëse në krahë, duke mos i dhënë ritmin e duhur ekipit në sulm.

“Me hyrjen e Taulant Seferit duket sikur trajneri jonë kërkonte më tepër barazimin. E vërteta është që Taulant Seferi shpesh kthehet me shpinë nga kundërshtari dhe me fytyrë nga porta jonë. 

Po ta vësh re, numrin më të madh të topave që merr, ai shkon drejt portës sonë në një kohë që duhet të shkojë drejt portës së kundërshtarit. Ndoshta duhej të futej Hoxha në vend të Seferit”, ka thënë Kreshnik Çipi.

3 Komente

  1. S
    Shume e vertete Kreshnik Cipi

    Silvinjo mjerishte eshte nji Trainer qe njeh vetem Mbrojtjen, prandaj luan me 6 Lojtare ne Mbrojtje ,ku jovetem Mesfushoret i jep Detyra Mrojtese duke harruar detyren e Mesfushes por edhe Sulmueseve madje i ka injektuar mentalitet te tille Absurd ,prandaj s'gjejn Ritmin ne Loje . Me ka ber pershtypje shpesh kur shikoj Asanin te terhequr ne mbrojtje . Kjo lloj Taktike Mbrojtese ,duke i lejuar gjithe Terrenin - Kundershtarit i jep Shancin atij te sulmoj me shume Forca dhe ekipit tone,te ket veshtiresi , te ndertoj Aksione e gjej vehten ne Loje

    Përgjigjjuni
    1. Silvinjo esht thjesht nje llapaqen frikaduc... Ai garon.me me rezultatet me te dobeta te kombetares....nuk synon me lart...v.lesht

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sadetin Hoxhs

        Deshtimi i djeshem ishte i Traniert. Me vjen keq per lojtart qe djersiten duke zbatu taktiken deshtuese te aplikueme edhe ne ndeshjen kunder çekise te tranierit mosbesues tek disa lojtar te stolit qe ne pjesen e dyte dje i dhane lojes ritmin e duhun. Tranieri shume keq, lojtari vendimtar deshtues i ndeshjes.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje