Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u shpreh se Shqipëria synon vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve.
Sipas tij, kuqezinjtë futen në fushë vetëm për fitore ndaj Ukrainës, për të shpresuar te objektivi që është vendosur në fillim.
I pyetur në konferencën për shtyp nëse mund të luaje dy sulmues në qendër, Silvinjo tha se nuk e preferon këtë mënyrë, por do vendoset më vonë për formacionin.
“Uzuni është një sulmues i dytë dhe i shfrytëzon hapësirat. Gjatë kualifikueseve, nuk kemi luajtur ndonjëherë me dy sulmues qendrorë. Do të shikojmë. Ekziston mundësia për të luajtur me dy përpara, por të shikojmë. Çdo gjë është e hapur në këtë ndeshje. Unë nuk preferoj që të luaj me dy sulmues qendrorë. Preferoj me një qendër dhe sulmues të dytë.
Ndeshja nga ndeshja ndryshojnë. Është një nga grupet më të balancuara. Në ndeshjen e fundit mund të ndodhë gjithçka. Të katërta ekipet kanë bërë Europian të mirë. Ne do të tentojmë të fitojmë, sepse luajmë para publikut tonë. Kjo është ndeshja e fundit dhe kemi shansin për të qenë të parët. Do japim maksimumin për të fituar.
Mund të ndodhë çdo gjë. Është një kompeticion shumë i shpejtë. Në fushë futemi për objektivin. Do të luajmë për vendin e parë. Në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Do të futemi për të dhënë më të mirën. Futbolli është i tillë. Nuk futesh asnjëherë në fushë me frikë. Objektivi jonë është vendi i parë”, deklaroi Silvinjo.
Pressing o mister! Pressing Pressing Pressing!!!
Si mund te rije trajner ky injorant futbolli qe drejton Kombetaren tone . Ky eshte nje sharlatan dhe deficent i papare
Nuk e di a na lejojne te luajme me dy portiere , se per sulm aha. Po kush dreqin do t’a jape fitoren ketij Silvinhos po nuk futi dy sulmues? Ramadani eshte komplet jashte loje edhe nuk sjell asnje vlere. Per mua fut Hoxhen urgjentisht edhe Mucin nga minuta e 60 edhe me dy sulmues. Daku edhe Tuci. Te forte fizikisht edhe te gjate. Te dyten provo Uzunin dhe Mucin. Seferit I rane ne qafe kot, se me Cekine luajti mire. Kjo kuptohet nga cfare I ka kerkuar Silvinho te beje. Asllani nuk shikon shume perpara edhe rrotullohet kot me top sa andej ketej. Duhet pak vizion edhe intuite.Nuk kemi lojtare krijues. Ndoshta Mitaj duhet te provohet si mesfushor. Ka me shume vlere sesa mbrojtes.Hoxha ose Muci majtas Bajrami mbas sulmuesve. Per mua: Strakosha , Ismaijli , Balliu,Mitaj, Asllani, Muja,Laci,Bajrami, Hoxha, Tuci, Daku.