Stadiumi drejt “Sold Out”-it, por ka ende bileta të kripura për sfidën me Ukrainën

19 Nëntor 2024, 15:00Sport TEMA
Stadiumi drejt “Sold Out”-it, por ka ende bileta të kripura

Në shtator të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit mori një vendim për rritjen e çmimeve të biletave për ndeshjet që Kombëtarja kishte në axhendë për të luajtur në shtëpi.

Tribunat përballë pësuan një rritje duke shkuar në tri sektorë në qendër me çmim 10 mijë lekë të reja. Një çmim i kripur mund të themi dhe kjo është pasqyruar edhe nga kërkesat. Kombëtarja është ende në garë për vendin e parë në grup dhe takimi i sotëm me Ukrainën është vendimtar.

Kjo ka bërë që ato sektorë të kenë ende bileta dhe nëse do të hynim në faqen zyrtare të shitjeve të biletave do ta shohim diçka të tillë. Megjithatë, edhe disa copë të mbetura që deri në orarin e ndeshjes pritet të shiten dhe stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë në kapacitet të plotë pasi në çdo sektor tjetër, biletat kanë avulluar.

2 Komente

  1. S
    Shkërdheni

    Çfarë do të thotë ( sold out ) mo aman. Mallkuar qoftë ai që flet në gjuhë të huaj dhe të tijën lenë mbas dore.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kristi

      Keta qe perdorin rendom fjale te huaja e sigurte qe nuk dine asnje gjuhe te huaj, por e kompensojne kete ne sy te te tjereve duke perdorur tek-tuk fjale qe i kane mesuar rastesisht.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje