Mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi foli pas humbjes me Ukrainën. Ai u shpreh se duhet të luajnë gjithmonë si pjesën e dytë dhe sduhet të pësojnë më kaq gola në minutat e para.
“Edhe për to ishte finale, edhe pse ndoshta skishte aq rëndësi sa për ne. E filluam pak keq ndeshjen, pjesën e dytë e patëm në kontroll lojën, na vjen gjynah. Krijuam aksione, u futëm shumë herë në zonë, paraqitja në pjesën e dytë ishte shumë e mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë.
Minutat e para duhet të parashikojmë disa aksione, pasi nuk është hera e parë që pësojmë gola, duhet të jemi më të përqëndruar, u munduam në pjesën e parë, por nuk ja dolëm. Në pjesën e dytë i dominuam”, përfundoi Qazim Laçi.
O Laç,je futbollist i mirë dhe djalë i mirë,por pse ke frikë të thuash të vërtetën,pse pjesa e parë gjithmonë luani dobët..!? A nuk ju ka përcaktuar trajneri taktikën e lojës që në fillim të ndeshjes..!? A nuk ju thote ai qe duhet të bëjmë mbrojtje zonale,te rrime në gjysem fushën tonë duke pritur dhe të shkojme me kundersulm dal cfar të dalë.!? E pra nëse ai nuk iu ka thënë qe do të fitojmë dhe si do ta fitojmë ndeshjen,atehere ska bere asgjë si trajner. Por qe te pretendosh te fitosh nje ‘finale’ duhet te luftosh duke sulmuar fort per topin e pare e me presing dhe jo te mbyllesh ne 16 she. E pra thuaje me zë të lartë,kështu mendoi trajneri dhe atë bëmë dhe ne dhe nëse pjesen e dytë ndryshuam,bëmë presing e ishim superior,ishte loja që kërkuam ne se mund ta bënim dhe jo trajneri i paaftë që ka sjell ‘dukesha’ për ta patur nën vehte.