Kosova nuk dorëzohet, avokati i Federatës: Do të shkojmë në CAS

20 Nëntor 2024, 21:00Sport TEMA
Kosova nuk dorëzohet, avokati i Federatës: Do të shkojmë

Avokati i FFK-së, Taulant Hodaj, ka reaguar pas vendimit të UEFA-s për dhënien e fitores në tavolinë (3-0) për Rumaninë në ndeshjen me Kosovën.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 90-të, kur rezultati ishte 0-0, ndërsa në kor filluar thirrjet “Serbi, Serbi” nga tifozeria rumune. Lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha dhe UEFA këtë e cilësoi braktisje të ndeshjes pa u konsultuar me gjyqtarin e takimit. Avokati Hodaj është i bindur se CAS do ta përmbysë situatën duke vendos në favor të Kosovës.

“Federata e Futbollit e Rumanisë dënohet për thirrje raciste, ksenefobe, diskriminuese, mesazhe politike dhe sjellje të tjera të papranueshme. UEFA ka marrë një vendim duke dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë qindra mijëra eurosh dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve, raciste, ksenofobe, politike, diskriminuese dhe të papranueshme të tifozëve, ekipit dhe zyrtarëve të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës”.

“Ky vendim po ashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës”, shkruan Hodaj në Facebook.

“Ka qenë shumë sfiduese situate pas ndërprerjes së lojës, por fakti që lojtarët tanë patën të drejtë në veprimet e tyre dhe thirrjet ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Serbia, Serbia’ u dënuan nga UEFA, e në anën tjetër bërja e shqiponjës me duar nuk u dënua, më bëjnë të ndihem mirë për këtë pjesë sepse shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor i FFK-së është miratuar”.

“Ankesa e FFK-së, e cila përfshinte prova të qarta dhe argumente të pakundërshtueshme, ka luajtur një rol kyç në vënien para përgjegjësisë të palës rumune për gjuhën raciste, të urrejtjes dhe sjelljet diskriminuese. Në të ardhmen duhet të vazhdojmë aktivisht të ankohemi dhe kërkojmë që UEFA të mos lejojë racizmin në fushat e futbollit në asnjë rrethanë”.

1 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    Degjo mua jam tofozi numer nje i Kosoves e ju du fort por bete karllik te madh e mos harxhoni paret kot se nuku keni ceshtje .Lojtaret i mbroni publikisht por privatisht iu thoni se nese sillen keshtu perseri do te perjashtohen perjete nga kombetarja .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje