Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ishte i ftuar në një intervistë në emisionin Opinion në Tv Klan ku ndër të tjera foli edhe për ekipin aktual duke thënë se është një skuadër me cilësi të jashtëzakonshme.
I pyetur nëse ky është ekipi më i mirë që ka pasur Kombëtarja, Lorik Cana u shpreh se e ka të vështirë të japë një përgjigje, teksa theksoi se nga cilësia ndoshta edhe mund të jetë grupi më mirë, por kujtoi edhe periudha kur në ekip kishte lojtarë të mëdhenj, por pa përmendur emra.
Lorik Cana: Nuk besoj se ka një transformim aq të madh të ekipit. Kur luan në Ligën e Kombeve sidomos te liga B, pothuajse të gjitha skuadrat janë të niveluara. Është një kompeticion i ri që unë nuk e kam përjetuar. Siç të thashë tani ne në vendin e fundit kthehemi…
Blendi Fevziu: Ndeshja e djeshme ishte dy anë krejt të kundërta një pjesë e parë mizerabël dhe një pjesë e dytë emocionuese. Zakonisht Shqipëria dështonte në fund të pjesës së dytë, tani befas dhe me Çekinë dhe në ndeshjen e djeshme Shqipëria transformohet në pjesën e dytë. Është gabim teknik, i rreshtimit, trajnerit apo lojtarëve?
Lorik Cana: Shumë gjëra nuk i ke ti në dorë, sidomos kur ndryshon loja është edhe kundërshtari që luan ndryshe. Thjesht është pjesa e ekipit që është një ekip jashtëzakonisht me shumë cilësi. Djemt janë të rinj. Kanë nevojë për pjekuri. Unë mendoj që Europiani ju ka dhënë një dorë të madhe dhe Shqipëria pavarësisht këtyre humbjeve që ka hapësirë për përmirësim, por është aty dhe është solide dhe koherente është. Pastaj se ka nevojë për përmirësim sigurisht që ka.
Blendi Fevziu: A është ky ekipi më i mirë ky i sotmi që ka sot Shqipëria?
Lorik Cana: Nuk e di Blendi është shumë vështirë ta thuash. Nga cilësia dhe nga brumi ndoshta edhe mund të jetë, por në disa momente kemi pasur skuadër me lojtarë të mëdhenj. Gjenerata ime e fundit ka qenë një skuadër me një karakter të jashtëzakonshëm. Është momentet që i kishim kaluar që kanë bërë që ai ekip u pjek dhe kaloi sfida të jashtëzakonshme.
Topi goditet, shatra-patra, përplaset nga lojtari ynë, i vie së mbari sulmuesit polak, gjuan - gol. Cfaji ka Sylvinjo, ose edhe mbrojtja. E mbani mend lojën e botërorit Brazil - Gjermani. Aq situata të papritura ngërthen futbolli sa që të bën të mos flasësh, ose të lusësh zotin të mos jesh i pafat. Skuadra me nivele të njësuara, fati vendimtar. Nga cila situatë barazuam me Ukrainën në Pragë?
Ne Prage fituam ndaj Ukraines 2-1 me permbysje. Per mua skuadra kur luante Loriku ka patur me shume zemer. Skuadra aktuale pa dyshim qe ne aspektin individual ka me shume cilesi, por futbolli luhet me kembe dhe me zemer. Ana tjeter eshte edhe faktori trainer qe vendos per taktiken qe duhet te ndjeke skuadra. Per mendimin tim, faji kryesor eshte i Sylvinjos dhe i stafit te tij. Nese De Biazi arriti te motivonte nje skuader te nje niveli inferior ne krahasim me kete qe kemi sot, traineri aktual nuk e ka arritur ta beje kete gje ne nivelin e duhur. Ne dy ndeshjet e fundit ne luajtem per barazim, me mendimin se nese kundershtari gabonte mundet qe te shenonim me kundersulm sic ndodhi ne Gjeorgji. Nedy ndeshjet e fundit i lame kundershtarit mesin e fushes nga ku nisen te gjitha sulmet e Cekise dhe Ukraines. Nese Ramadani eshte ne nivelin e duhur, kete nuk mundet ta them per Asllanin, nga i cili kerkohet qe te organizoje lojen. Asllani akoma nuk ka ditur te perfitoje nga te qenurit zevendesuesi i Hakan Çalhanoğlu tek Interi. Nese turku eshte vazhdimisht ne levizje per tu liruar nga kundershtari dhe per te marre pasimet e topit, Kristiani e ben kete shume pak dhe shpesh lexohet dhe bllokohet prej kundershtarit. Kjo ndodhi ne pjesen e pare me Ukrainen kur ai nuk arriti te pasonte pothuajse asnje top. Ana tjeter e dobet e ekipit tone eshte pregatitja psikologjike. Edhe kur deklarojne se jane per fitore ne konferencat per shtyp, ne fushe duket se kane frike nga kundershtaret. E pame kete ndaj Cekise ku kundershtaret kontrolluan gjithe lojen dhe vetem fati na shpetoi nga pesimi i golave.
...Cana eshte lojtar i serie B.
Shumica e lojtareve te perzgjedhur jane lojtare stoli ose te paaktivizuar fare ne skuadrat e tyre, prandaj fajtor eshte edhe traineri per perzgjedhjen qe ka bere.Nje futbollist qe nuk aktivizohet bie shume nga forma sportive.