
Ish-trajneri i Bayern Mynih, Felix Magath, ka folur për ndeshjen që Bayern Mynih fitoi në Paris një javë më parë ndaj PSG në Champions League. Ai nuk i kurseu kritikat për sulmuesin Neymar: “Ai nuk është futboll. Dukej sikur po shihje një plak që mezi lëvizte në fushë”.
“Tifozët duan të shohin një lojtar që është pjesë e një skuadre, se çfarë bën ai për skuadrën e tij, sa kontribuon për fitoren. Teknikisht, Neymar është mjaft i aftë, por sa lojtarë teknikisht të aftë janë sot në botë, që mund ta mbajnë topin?”, shprehet me tej Magath.
“Nuk mund të jesh një futbollist i mirë vetëm se arrin të bësh këtë gjë. Nëse nuk impenjohesh, as teknika nuk mund të të ndihmojë. Neymar nuk më pëlqeu shumë për atë çka presim prej tij”, tha Magath.
Lini një Përgjigje