
Çështja e Graham Potter vazhdon të debatohet brenda dhomës së zhveshjes së Chelsea.
Siç raporton The Athletic, trajneri nuk është shkarkuar nga lojtarët, të cilët në të vërtetë e pëlqejnë, madje dhe futbollistë që kanë qëndruar në stol.
Të gjithë e konsiderojnë atë një trajner të ndershëm që interesohet edhe për lojtarët si njerëz dhe jo vetëm si pjesëtarë të skuadrës.
Potter ka drejtuar Chelsea-n në 25 ndeshje këtë sezon, duke arritur 9 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje.
Rezultatet kanë qenë shumë të dobëta, duke bërë që shpesh herë të ketë zëra për një largim të mundshëm, por deri më tani ai ka rezistuar.
Çelësi ka tmerrësisht shumë lojtarë, pothuaj tre skuadra të të njëjtit nivel. Duket kjo i vështirëson zgjedhjen e 11-tshes trainerit. Si çdo anglez i qytetëruar, ai sillet në mënyrën më të mirë dhe nuk ka mundësi të mos e duan lojtarët. Por rezultatet do të vinë vetëm atëhere kur të ketë një objektiv konkret. Në ndeshjen e parë të champions league ata vërtetë humbën 1-0 por zhvilluan një lojë të shkëlqyer. Në futboll kështu është, për rezultate duhet dhe pak fat.