Xavi flet për kthimin e Messit: Barcelona është shtëpia e tij, gjithçka varet nga ai...

23 Shkurt 2023, 12:21Sport TEMA

Xavi flet për kthimin e Messit: Barcelona është shtëpia e

A mund të kthehet Lionel Messi te Barcelona për të mbyllur një cikël të ndërprerë papritur dy vite më parë? Rinovimi i vështirë me Paris Saint-Germain dhe takimi mes babait-agjent Jorge dhe presidentit Laporta e riktheu këtë hipotezë të konfirmuar edhe nga Xavi:

“E vërteta është se nuk kam asgjë për të shtuar. Unë e kam thënë shumë herë që kjo është shtëpia e tij, dyert e Barcelonës janë të hapura. Nuk mund të them asgjë tjetër. Ai është një shok i imi, ne jemi gjithmonë në kontakt dhe flasim për shumë gjëra, asgjë më shumë nuk mund të shtoj.

Do të varet shumë nga ai dhe nga çfarë do të bëjë në të ardhmen, si dhe nga ekipi. Por është e qartë se Barcelona është shtëpia e tij, pa dyshim”.

Ludovic Giuly, ish-lojtari i Barcelonës, Romës dhe PSG-së, ndër të tjera, foli për rinovimin e mundshëm të Lionel Messit me klubin parizien: “Përgatitja që ka bërë për Botërorin duhet ta bindë PSG-në që të rinovojë.

Ju kujtoj se po flasim për Lionel Messin, lojtarin më të mirë në botë. Ai tregon që, nëse menaxhohet mirë, mund të vazhdojë të japë shumë. Një djalë që mund të zgjidhë ndeshjet në çdo kohë me një pasim, driblim, gjuajtje ose goditje të lirë. Për të bërë diferencën duhet ta mbani atë”.

Megjithatë, ka një kusht: “Nëse rinovojnë me Messin që t’i luajë të gjitha ndeshjet dhe kështu të kënaqë publikun e televizionet, nuk do të funksionojë. Gjithçka do të duhet të specifikohet gjatë nënshkrimit dhe do të duhet të merret parasysh se Leo nuk do të jetë më në gjendje t’i luajë të gjitha ndeshjet.

Leo thotë se ai ende dëshiron të luajë për Argjentinën, por kjo mund të jetë një problem. Pas një moshe të caktuar ju rikuperoheni shumë më pak nga lodhja, nga udhëtimet e gjata me avion”.

Lini një Përgjigje