Ku do të luhet derbi Partizani-Tirana? Zbulohen prapaskenat për stadiumin

23 Shkurt 2023, 14:13Sport TEMA

Ku do të luhet derbi Partizani-Tirana? Zbulohen prapaskenat për

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës është ndeshja me madhe e futbollit shqiptar, por nuk e pengon klubin e kuq për ta luajtur në stadiumin e vet 4 mijë vendësh këtë sfidë dhe jo në “Air Albania” ku mund të vijnë rreth 15 mijë tifozë.

Partizani ka gjetur dakordësinë me policinë, që ka garantuar sigurinë e mbarëvajtjes së kësaj ndeshjeje, teksa FSHF-ja dhe Tirana nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, veçse të respektojnë vendimin e “demave”. 

Sipas llogarive, të kuqtë do të fitonin rreth 50 milionë lekë në rast se ndeshja luhet në stadiumin e ri.

Gjithsesi, vendimi përfundimtar do të merret vetëm të hënën e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse derbi do të zhvillohet si zakonisht në “Air Albania” apo do të spostohet në verilindje të kryeqytetit.

Tirana në stadiumin e të kuqve do të kishte vetëm 200 bileta në dispozicion.

1 Komente

  1. T
    Tifozi

    Aty ta bejne te stadiumi Partizani ,per cfare e beri ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje