“Conte është një trajner i madh, unë do ta mbështes në gjithçka që ai dëshiron të bëjë. Do të duhet të luajmë në 4 kompeticione vitin e ardhshëm dhe të gjithë do të duhen të nderohen”, tha Aurelio de Laurentiis pas konfirmimit të Antonio Contes si trajner i Napolit.
Dhe kështu, le të shkojmë direkt në merkato: trajneri po kërkon një fushatë të madhe transferimi për të forcuar njëmbëdhjetëshen e parë dhe për të zgjeruar skuadrën, sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh se qëllimi i tij është të ketë grupin të plotë, ose pothuajse, për fillimin e grumbullimit të korrikut. De Laurentiis i premtoi Contes tetë përforcime dhe 200 milionë euro në dispozicion të tij.
Kevin De Bruyne është i pari në listë. Emra të tjerë të nxehtë përfshijnë Jonathan David, i cili largohet si lojtar i lirë nga Lille. Megjithatë, prioriteti në sulm për Conten për momentin është një zëvendës-Lukaku, i identifikuar te Bonny i Parmës, por alternativë është edhe Lorenzo Luça i Udineses.
Në mesfushë, mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Anguissa, i tunduar nga ofertat arabe, sigurisht që pëlqehet Kenneth Taylor i Ajax-it dhe pas finales së Champions League mund të rihapet diskutimi me Interin për Frattesin. Zhegrova ka muaj që është në shënjestër.
Rafa Marin do të largohet, emrat e kërkuar janë Beukema i Bolonjës dhe Solet i Udineses.
Vetëm marsi i ngeli pa luajtur Zhegrovës sipas jush