Portugalia u eliminua në çerekfinalen e Europianit, teksa Franca arriti të kaloi më tej. Pasi siguruan vendin e parë në grupin F, pritej shumë më tepër nga ekipi i Cristiano Ronaldos, që zhgënjeu në Gjermani.
Është interesante se figura tragjike e Portugalisë ishte Joao Felix dhe Cristiano Ronaldo vendosi ta “dënojë” në mënyrën e tij lojtarin e Atletico Madridit. Të paktën, kështu aludohet në “Tëitter”. Ka shumë diskutime se portugezi e ka hequr nga “Instagrami” Joao Felix pasi ky i fundit humbi penalltinë vendimtare ndaj Francës.
Kjo mund të vërtetohet lehtësisht nëse shohim profilin e yllit portugez. Megjithatë nëse ky është një dënim, ende nuk dihet, por me siguri mund të themi se Ronaldo nuk veproi si një lider pas ndeshjes me Francën.
Kur duhej të shkonte për të ngushëlluar Joao Felix, edhe njëherë tjetër Cristiano u shkëput nga turma e lojtarëve i vetëm për të marrë edhe njëherë tjetër të gjithë qendrën e vëmendjes siç bëri me lotët kundër Sllovenisë.

Ky gabeli kujton se eshte mbreti i botes, portugalia edhe ne boteror edhe ketu u penalizua vetem nga ky. ka qene i shkelqyer po koha e tij ka mbaruar dhe eshte kthyer ne makth te skuadres.