Rudi Vata, një ikonë e futbollit shqiptar ka folur në podcastin ‘Pjesa e Tretë’ rreth të ardhmes së të birit.
Rocco, djali i ish-futbollistit të Kombëtares ende nuk ka bërë zgjedhjen përfundimtare se për cilën kombëtare do të luajë. Tek moshat, ai ka zgjedhur gjithmonë të përfaqësojë Irlandën, teksa mundësi përfaqësimi ka edhe për Skocinë ose Shqipërinë, vendin e origjinës.
Vata shpreson që djaloshi i talentuar të caktojë Kombëtaren si zgjedhje të preferuar, edhe pse nuk ushtrohet presion mbi të dhe është i lirë të luajë për cilindo shtet dëshiron.
“Shumë do të kisha dëshiruar që Rocco të bëhej lojtar i padiskutueshëm i Kombëtares. Në Shqipëri po erdhe do të kesh probleme, do të jesh i diskutueshëm.
Gjimshiti për shembull ka qenë i diskutueshëm kur erdhi, tani nuk është më. Probleme ka patur dhe Rashica. Për të kaluar mirë në Kombëtare duhet të punosh fortë që të bëhesh i padiskutueshëm. Më pas do të thirresh sepse ata do të t’a kenë nevojën.
Rocco duhet të rritet. Rocco është totalisht një person tjetër. Mendimi im është ky.
Unë nuk mund të jem as tifoz i Skocisë e as i Irlandës.
Përveç Shqipërisë, nuk bëhem tifoz me asnjë. Edhe nëse Rocco bëhet pjesë e tyre, unë rrallë do e shoh. Mund të shkoj të shikoj fëmijën tim, por nuk do të ndiej emocion.”, u shpreh Rudi Vata.
Rudi. Ke. 5 vjetet. qe. ne nje. vrime. I. bie fyellit Se cfar ke.deshire ti. eshte problemi yte. Cfare do.behet Roku është tjetër histori Nuk bëhesh futbolliste se do babi
Do ishte mirë që djali Rudi Vata të luante me Traktorin e Lushnjës, ndoshta me talentin e tij që e ka dhunti nga Babai do ta nxjerri në Superjore F K Traktori i Lushnjës !
Me sa me kujtohet (ndoshta e kam gabim) por sikur ky Rocco deshte te luante per Irlanden dhe nuk e donte Shqiperine.
Po ky nuk mund te rri rehat tani qe eshte askushi? Ne fakt, edhe kur luante futboll, nuk ishte ndonje lojtar kushedi se cfare, po hajde mo, po e quajme se ka luajtur si nje futbollist mesatar. Por tani, pasi botoi nje gjoja "liber" te mbushur me genjeshtra, te paverteta e autolevdata, dhe disa shkrime mediokre ne gazeta, (pa permendur gjoja debatin me ate profesorin shqiptaro-amerikan, ku e zbuloi veten lakuriq si njeri pa kurrfare niveli inelektual), na e ka shpifur fare. Te pakten djalin e vete ta lere rehat. Mbase behet lojtar e njeri per te qene, jo si i ati.
Xhelozia është semundje e pasherueshme ,shikoni hallet dhe problemet tuaja dhe mundohuni të prodhoni diçka per familjen tuaj. Rudi ka bërë karrierë superiore dhe ka treguar vlerat e një profesionisti të madh kudo që ka lozur. Unë e kam pasur shok konvikti dhe tek shkolla e mjeshterisë ishte absolut pastaj me shumë punë arriti dhe u bë absolut i rendesishem me ekipin kombetarë. Respekte Rudi Vata,kapiten i lindur në fushë dhe në jetë,suksese edhe Rokos talentit te lindur. Zoti është gjithmone me njerezit e human dhe te rregulltë.