Nuk ka mrekulli në “Elbasan Arena”, Partizani eliminohet nga Conference League

1 Gusht 2024, 22:04Sport TEMA
Nuk ka mrekulli në “Elbasan Arena”, Partizani eliminohet nga

Partizani nuk ia del dhe eliminohet nga UEFA Conference League.

Skuadra e Orges Shehit nuk ia doli të përmbyste humbjen e një jave më parë 0-2 ndaj Iberia 1999, me këta të fundit që kalojnë në turin e trete të këtij kompeticioni falë edhe fal barazimit pa gola në “Elbasan Arena”.

Partizani diktoi ritmin në pjesën e parë, teksa provoi shpesh herë të kërcënonte portën e kundërshtarit, por në asnjë moment nuk ia doli të gjente koordinatat e duhura të kuadratit.

Ashtu si fraksioni hapës, edhe pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati, me kryeqytetasit që në asnjë moment nuk gjetën forcën e duhur për të rihapur ndeshjen, teksa me kalimin e minutave gjeorgjianët menduam disi më shumë për mbrojtjen.

Një fund pa gola dhe pa fitues në “Elbasan Arena”, por me Partizanin që e mbyll këtu aventurën europiane, në turin e dytë të UEFA Conference League.

5 Komente

  1. K
    Korcari

    Fisqiret e kuq . Femijet ilegale te oficereve .

    Përgjigjjuni
    1. I
      I drejti

      Sa e shitet bashke me Egnatian

      Përgjigjjuni
      1. g
        goni

        Ekipet e Shiperis per turp e marre

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maro

          Me kte trainer?

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            turp tu vije

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje