
Ndeshja ndaj Islandës që u mbyll me shifrat 1-1 në “Air Albania” ka sjell një reagim të madh në mbarë opinionin vendas. Çdo gjë mori drejtim tjetër kur tifozeria refuzoi përshëndetjen në fund të takimit me lojtarët.
3 ditë pas ndeshjes Shqipëri – Islandë tifogrupi “Tifozët Kuq e Zi” ka bërë një reagim zyrtar duke u drejtuar drejtpërdrejtë lojtarëve të ekipit.
“Tifozat Kuq e Zi kanë qenë, janë dhe do të jenë përgjithmonë ambasadorët e Shqipërisë!
Në shkallët e të gjitha stadiumeve ku luan Kombëtarja kemi qenë e do të jemi aty, jo për t’ju parë juve, por për të mbrojtur nderin e flamurit më të bukur në botë.
Për atë flamur do të jemi gjithmonë sepse e kemi detyrim.
Ne nuk duam të vraponi pas fitoreve, por duam t’ju shohim se si luftoni për ngjyrat Kuq e Zi.
Nuk duam ta shikoni Shqipërinë si një vend ku mund t’i tregoni cilësitë e juaja, por një vend ku thirrja është një mision, e fusha është betejë në të cilën duhet derdhur djersë e gjak!
Të gjithë do të shkojnë, ne do të mbetemi, reflektimi juaj tashmë mbetet për tu parë.
Situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptoni se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë!
E mos harroni se, më të vlefshme se Shqipëria nuk ka asgjë!”
View this post on Instagram
Kam qen nga ata qe isha kunder pranise me Islanden te Tifozave Kuq e Zi por sot them rrespekt per kte Vendime e kte Deklarate . Lojtaret e kombetares duhet te mesojne se cdo te thote te Luftosh per Flamurin Kuq e Zi e vdesin ne fushe e mos dalin pa fitore .----Edhe nji gje do kisha ne drejtim te Drejtueseve te tifozave Kue e Zi .Duhet te krijojen disa Perfaqsues te tyre dhe kerkojn nga Federata bisedime qe te njihen Zyrtarishte nga Federata dhe te jen te pranishem ne Mbledhje te Kombetares ne kontakte e diskutime me Trainere e Lojtare .Rrofshi Ku e Zi
Qetesohuni mor jahu se sport osht ,11 djem tane luajne kunder 11 djemve te nje vendi tjere ,nuk osht se ekzistenca e kombit varet nga nje ndeshje futbolli.tobe ekstrafukurallah
Rrespekt,
Nuk kane faj lojtaret se aq kane aq japin dhe ne dore e ka trajneri qe mos ti grumbulloj se ka plot te tjere,luften duhet ta beni me Armando Duken qe eshte kthyer ne diktatorin e Fshf,dryshe tregoni qe jeni thjesht veglat e tij.
Sakte!Po keta zoterinjte(me pak perjashtime)luajne fooooort me klubet se paguhen-ndersa me kombetaren bejne jo ndeshje po ndeshje kontrolli!
Torino ! Tifozet Kuq e Zi flasin e mendojne ate qe thone per per 11-en qe dele ne fushe te betejes se kan te bejne me Shqiptare me gjake shqiptari e jo per Mercenare qe vijne te luajn per Atdheun e tyre dhe kte Flamure Legjendare Kuq e Zi .----------------- Ky eshte ndryshimi lol nqs arrin ta kuptoshe .