Objektivi për Europianin, Duka: Të mos kënaqemi më humbjen, duhen pikët e plota me kundërshtarët e radhës

10 Prill 2023, 15:30Sport TEMA

Objektivi për Europianin, Duka: Të mos kënaqemi më humbjen,

I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, presidenti i FSHF, Armand Duka, foli për ndeshjen e Shqipërisë, që u mposht nga Polonia.

Sipas tij, pas ndeshjes, u lexua tek ekipi një kënaqësi sikur kishin fituar ndeshjen, për shkak të lojës së mirë. Duka tha se humbja duhet analizuar për të marrë fitoren ndeshjen tjetër, për të synuar më pas kualifikimin në Europian, që është edhe objektivi.

''Me trajnerin nuk isha i ashpër, por realist. Unë jam pjesë e përgjegjësisë. Pas ndeshjes në Poloni, lexova tek ekipi dhe trajneri, një kënaqësi, sikur kishim fituar dhe realisht ne kishim humbur. Humbja duhet analizuar si humbje, jo si fitore. Është një humbje dhe duhet analizuar dhe përjetuar si e tillë, për të arritur te fitorja në ndeshjen e radhës. Nëse jemi të lumtur me humbjen, nuk fitojmë ndeshjen tjetër. Duhet dërguar topi në rrjetë. Që të shkojmë në Euro 2024, duhet të fitojmë.''

Duka u shpreh se Shqipëria duhet të marrë pikët e plota me Moldavinë dhe Ishujt Faroje, sepse skuadra që nuk i merr pikët e plota me këto kundërshtarë, nuk do të shkojë në Europian.

"Nuk do shkojë në Europian skuadra që nuk merr pikët e plota me Moldavinë dhe Ishujt Faroje. Asnjë nga ne nuk do e ketë të lehtë. Çekia e provoi këtë.

Rezultati ishte më i ngushtë se në humbjen e kaluar në Poloni. Loja ishte më e kujdesshme në këtë rast. Kishim mungesa nga ata që i mendojmë titullarë. Të paktën mungesat në mbrojtje, nuk u panë, sepse të dy lojtarët e aktivizuar bënë një ndeshje shumë të mirë. Na mungoi pak më shumë mesfusha dhe sulmi. Na mungoi edhe pak fati në atë ndeshje.

Nuk duhet të gabojmë më. Ndeshja me Moldavinë është shumë e rëndësishme për ne dhe duhet fituar. Pas kësaj, na pret një tjetër ferr në Ishujt Faroje. Një udhëtim që është me fluturim 5 orë. Nëse bëjmë 6 pikë në qershor, shkojmë me pretendime serioze në ndeshjet e muajit shtator. Në letër kemi grup më të lehtë se kualifikueset e Europainit në 2016", perfundoi Duka.

1 Komente

  1. h
    haha kurva e hudh topin ne europe !

    nderkohe qe futbiollin shqiptare e inkriminoj e degradoj duke e perdorur si prone te veten ,duke futu miljona , ku kriminelet kercenojne arbitrat etj ,ky maskara qe eshte kapobanda e fshf-s del sikur mos te ket ndodh asgje e na derdellit per europinin !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje