VIDEO/ Paradoksi i një skandali: Arbitrat u detyruan të trukonin takimin, FSHF e zbuloi vetëm kur ishte pa rrugëdalje

9 Prill 2023, 21:19Sport TEMA

VIDEO/ Paradoksi i një skandali: Arbitrat u detyruan të trukonin

Një situatë e vështirë në futbollin shqiptar, që na rikthen dekada prapa, kur asgjë nuk ishte e sigurtë e gjithcka mund të ndodhte.

Brenda një jave në Kategorinë e Parë kampionatin mbeti me një skuadër më pak e tani bomba plasi edhe në Superiore.

Nëse Tërbuni u përjashtua për dhunën e ushtruar ndaj asistentit Xhuljano Mani, tani nën akuzë është Kastrioti. Ndeshja mes tyre dhe Bylis, direkte për mbijetesë, nuk u zhvillua me vendimin e FSHF-së.

Një komunikatë e institucionit që qeveris futbollin në vend saktësonte se arbitrat e ndeshjes ishin kërcënuar gjatë natës së kaluar. Ndeshje e shtyrë, në pritje të vendimit të Komisionit të Etikës së Disiplinës, që do të shprehet, pasi Policia që po heton çështjen të shprehet.

Deri këtu gjithcka është e kuptueshme, duke qenë se Shoqata e Arbitrave nuk pranoi të merrte përsipër gjykimin e ndeshjeve të Kastriotit. Në shpjegimin e tyre arbitrat janë ndjerë të kërcënuar dhe Federata i ka dalë në krah. Vetëm se, ka gjithnjë një por…

FSHF HESHTI PËR NJË NDESHJE TË TRUKUAR

Vetë çështja që duket kaq blitz sa gjithcka u zhvillua pothuaj në instikt, nuk është kaq e papritur. Jo nëse i referohesh komunikatës zyrtare të FSHF-së: “Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë. Ata janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit – shkruhet në komunikatë -. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla”. Një pohim që sjell në vëmendje një tjetër paradoks: FSHF e dinte që një ndeshje u trukua, por nuk bëri asgjë në përfundim të saj. E nëse nuk do të ndohte ky episod i ri, gjërat do të vazhdonin në heshtje, me Laçin që do të mbante kostot e një situatë skandaloze të përjetuar në vitin 2023.

ÇFARË NDODHI NË KASTRIOTI-LAÇI?

Në javën e kaluar, në takimin midis Kastriotit dhe Laçit, kurbinasve iu anulua një gol në minutën e 88’ të takimit. Bardhezinjtë protestuan, por goli u anulua dhe në shtesë pastaj Kastrioti fitoi ndeshjen, duke u kthyer në lojë për mbijetesën. Kjo frikë e arbitrave, për të cilën Federata heshti, i kushtoi 3 pikë Laçit dhe pankinën Gentian Mezanit. Tekniku i kurbinasve u shkarkua pas ndeshjes, për rezultate të dobëta. Atëherë, në këtë prizëm, kush i mban kostot e Laçit të penalizuar, apo edhe trajnerit të shkarkuar? Ai gol mund të kishte ndryshuar shumë gjëra. E tani, bardhezinjtë kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë një drejtësi. Një drejtësi që, mënyra si FSHF e administroi, e bëri të komplikuar.

2 Komente

  1. N
    Ne nuk dimë ç'është nderi!

    Kështu ka qenë përjetësisht në futbollin tonë, dikur rezultatet i caktonte Petrit Dume për Partizanin dhe Kadri Hazbiu me Feçorr Shehun për Dinamon. Sot i cakton leku, si për çdo gjë tek ne. Askush nuk ka dyshim që ndeshjet tona para se të luhen në fushë, luhen më parë në tavolinë. Ndaj dhe shkallët e stadiumeve janë "plot" me spektatorë.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje mergimtar

      Sporti ne pergjithesi,e footbolli ne vecantine vite jane te trukuar.Protestat e shume ekipeve dhe tifozerite e tyre jane neglizhuar e nuk jane degjuar kurre.Ne shume raste,protestat e klubeve jane shoqeruar me denime arbitrare nga komisjoni disiplines te federates.Investimet e klubeve kane vajtur dem dhe Duka vazhdon te "mbreteroj".Sporti eshte pjese e jetes dhe nuk mund te jete ndryshe,i pa korruptuar,sic eshte e gjithe shoqeria jone.Cudia zgjatshume pak,heshtja do te vihet,(ne sport,ku diktati njeshit eshte absolut),dhe asgje nuk do te ndryshoj.Cjapi e cjepte do te vazhdojne te gjykojne me urdher e te kercenuar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje