Më i votuari i UEFA-s, që pranon drejtimin e një futbolli të trukuar

9 Prill 2023, 18:59Sport TEMA

Më i votuari i UEFA-s, që pranon drejtimin e një futbolli të

Pak ditë më parë Armando Duka doli personi më i votuar në një proces qesharak zgjedhjes që bëri UEFA, ku Ceferin u rizgjodh pa pasur asnjë rival në garë dhe presidenti i FSHF-së çuditërisht mori 45 vota.

E parë në pamje të parë duket sikur Duka është një person që vjen nga një vend ku futbolli lulëzon dhe njeh rritje të jashtëzakonshme, ndërkohë që faktet janë krejt të kundërta pasi futbolli në Shqipëri sa vjen e degradon.

Sot personi më i votuar i UEFA-s vërtetoi se futbolli që ai drejton është tërësisht i rrënuar dhe i trukuar.

Deklarata e Federatës Shqiptare të Futbollit që pranoi trukimin e ndeshjes Laçi-, ku theksonte se arbitri anuloi një gol për t’i dhuruar fitoren krutanëve është e paprecedentë dhe mjaft e rëndë për imazhin e futbollit shqiptar.

Është e papranueshme dhe skandaloze njëkohësisht e thënë nga FSHF-ja që drejtohet nga antari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s Armand Dukës, që pranoi vet që drejton një futboll të degraduar ku trukimet ndodhin me vetdije të plotë.

Ajo që e bën më të rëndë këtë deklaratë të FSHF-së është se për rreth një javë kjo gjë është mbajtur e fshehtë dhe në rast se nuk do të ndodhte ngjarja sot, ky trukim nuk do të merrej vesh.

Kjo tregon se në çfarë menyre e menaxhon Federata e Armando Dukës futbollin shqiptar, ku nuk arrin dot të mbarvajë një ndeshje, ku edhe trukimet që ndodhin i fsheh dhe nuk i heton.

Kjo kompromenton dhe besimin tek UEFA që fut në gjirin e saj një drejtues Federate që futbollin që drejton e menaxhon në mënyrën më të keqe të mundshme.

4 Komente

  1. J
    Jari

    Ky Duka i Krimit ëshë një Racë Muti, më i degjeneruar njeri se bë Nëna, i ka të gjitha.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Opingat e Sheros

      Ja sa ta lexoj Dumdumi I Spakut ket lajm.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lorenci

        Eshte nder presidentet me jetegjate dhe kjo eshte merite e tij qe nuk eshte i zoti ta heq as Rama dhe Berisha,te mbaje detyren duke fituar gjithnje bile te ngrihet deri ne UEFA. Ata te sportit qe bejne Ham Ham e Gam Gam tash 20 vjet hajne mut kot

        Përgjigjjuni
        1. g
          goni

          duka ka lidhje me futbollin aq sa ka Skenderbeu me internetin...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje