Rroftë mandati i Armando Dukës në UEFA, si përfaqësuesi i një futbolli të korruptuar

9 Prill 2023, 16:11Sport TEMA

Rroftë mandati i Armando Dukës në UEFA, si përfaqësuesi

Nga Jeton Selimi 

Armand Duka do të çojë në UEFA shembullin e shkëlqyer të futbollit shqiptar: si të autodenoncohesh për trukimin në garën që organizon, për tolererimin e rezultateve të dhunuara dhe përdorimin e tyre sipas dëshirës së vetë Zeusit të madh të futbollit tonë!

Përse u hesht para një jave? Përse Shoqata e Arbitrave mbyll gojën?

Përse është heshtur për vite me radhë duke e shitur kampionatin si më të suksesshmin e edicionit që u mbyll?

Sa kohë tifozi shqiptar duhet të shohë një garë pa garë me tituj përvjetorësh, presidentë oborrtarë mjeshtra trukimesh të padënuar dhe gjyqtarë që hanë dajak në të gjitha kategoritë që federata mbikqyr?


Por këto pak rëndësi kanë, rëndësi ka Ai!

Rroftë mandati i dytë si kandidati më i votuar i KE-së së UEFA-s së Ceferinit, kandidati me kampionatin më të trukuar në kontinent!

Lini një Përgjigje