Chelsea pëson një tjetër humbje, Tottenham dhe Newcastle nuk gabojnë

8 Prill 2023, 18:00Sport TEMA

Chelsea pëson një tjetër humbje, Tottenham dhe Newcastle nuk

Chelsea vijon formën e dobët duke pësuar humbjen e radhës, e cila është e 11-ta në 30 javë. Blutë e Londrës janë mundur 1-0 nga Wolves, që përkonte dhe me ndeshjen e parë për trajnerin Lampard pas rikthimit.

Në minutën e 31-të, Matheus Nunes do të shënonte super gol me një goditje fantastike që do të shkonte në trekëndësh. Chelsea kërkoi të gjente barazimin, i cili nuk do të vinte në këtë duel.

Newcastle fit 2-1 në transfertën ndaj Brentford, falë një autogoli të Raya dhe një nga Isak. Tottenham mori një sukses të ngjashëm, 2-1 ndaj Brighton. Son dhe Kane bën të pavlefshëm golin e Dunk. 

Lini një Përgjigje