Vala e shkarkimeve të trajnerëve të Superligës: 5 skuadra ndërruan 3 herë stolin brenda sezonit

7 Prill 2023, 18:32Sport TEMA

Vala e shkarkimeve të trajnerëve të Superligës: 5 skuadra

Trajnerët janë hallka më e sakrifikuar në Superligën shqiptare. Gentian Mezani u shkarkua nga Laçi në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës. Skuadrat e Superligës vazhdojnë të sakrifikojnë trajnerë sa herë që nuk kanë rezultatet e dëshiruara, qoftë apo jo tekniku dhe stafi i tij përgjegjës.


Ka raste që kanë ndryshuar edhe më shumë se dy teknikë brenda sezonit. Është shembulli i Vllaznisë që pas Mirel Josës që drejtoi që prej nisjes së kampionatit, shkarkoi trajnerin kryeqytetas, emëroi Auron Milotin dhe vetëm pak ditë më vonë njoftoi marrëveshjen me një trajner maqedonas.

Goce Sedloski u zgjodh në krye të shkodranëve të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Tirana, Partizani dhe Erzeni janë tre skuadrat që vazhdojnë ende me të njëjtin trajner që prej nisjes së sezonit. Orges Shehi Kampion, Giovanni Colella që po e mban skuadrën në dy vendet e para dhe Xhevahir Kapllani që e ka kthyer Erzenin në ekip që bind pas rikthimit mes më të mirëve.

Fati i tyre sigurisht që është i lidhur me rezultatet, por edhe me vizionin e durimin e drejtuesve të klubit për ti besuar projektit, mentalitetit dhe mbi të gjitha impenjimit të trajnerëve në arritjen e objektivave afatgjatë.

Superliga, lëvizjet e trajnerëve

Laçi: Dejan Vukiçeviç – Gentjan Mezani

Vllaznia: Mirel Josa – Auron Miloti – Goce Sedloski

Bylis: Arjan Bellai – Naci Şensoy

Kastrioti: Emiljano Çela – Ardian Mema – Emiljano Çela

Egnatia: Edlir Tetova – Shpëtim Duro – Edlir Tetova

Kukësi: Skënder Gega – Enkelejd Dobi – Rrahman Hallaçi

Teuta: Renato Arapi – Bledi Shkëmbi – Edi Martini

 

Lini një Përgjigje