“Asgjë e mirë për futbollin shqiptar, vetëm interesa personale”! Prodani: Duka s’më çudit, UEFA nuk ka më zgjedhje

7 Prill 2023, 13:44Sport TEMA

“Asgjë e mirë për futbollin shqiptar, vetëm interesa
Ai ka bashkëpunuar disa vite më parë me UEFA-n, si ishsekretar i përgjithshëm i FSHF-së, dhe kur bëhet fjalë për zgjedhjet në institucion e futbollit në Europë, Eduard Prodani jep opinionin e tij për “Panorama Sport”, në lidhje me mandatin e dytë që Armand Duka arriti të marrë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Zoti Prodani, Duka fitoi në zgjedhjet për anëtar të KE-së të UEFA-s dhe kësaj radhe më bindshëm se herën e parë. Si kritik i zotit Duka, a ju çuditi ndopak kjo?

Asnjë çudi. Kjo pritej nga të tërë ata që dinë si operohet në UEFA. Në UEFA nuk ka më zgjedhje të mirëfillta. Kupola cakton se kush do të kandidojë, kush do të fitojë dhe kush do të bëjë bedelin. Dhe më pas gjërat rregullohen me kujdes. Shpresoj t’ju kujtohet që edhe presidentit tonë në një rast i takoi të bëjë bedelin. Po tani ai është i shtëpisë atje. Selinë e saj në Gjenevë UEFA e quan “Shtëpia e Futbollit” ndonëse të gjithë e dinë që ajo ka kohë që nuk është më e tillë. Ajo sot është shtëpia e oligarkëve të futbollit.

Pra, nuk shikoni asgjë të mirë në këtë zgjedhje?

Natyrisht që kjo është një gjë e mirë për interesat personale të vetë të zgjedhurit. Fatkeqësisht nuk shoh asgjë të mirë për futbollin shqiptar. Përkundrazi, shoh një drejtues të keq të tij që sikur promovohet pikërisht për këtë. Asgjë pozitive edhe në aspektin e përfaqësimit. Figura të tilla janë të fundit me të cilat do të doja që të përfaqësohej vendi im. Dhëntë Zoti të jem gabim për të gjitha këto.

Lini një Përgjigje