
Trajneri Frank Lampard, foli për herë të parë, pas rikthimit në drejtimin e Chelsea, ku do të zëvendësojë të larguarin, Graham Potter.
Në fjalët e tij, Lampard tha se për rikthimin te Chelsea, ishte një vendim i lehtë dhe u shfaq i lumtur që do të ndihmojë skuadrën deri në fund të sezonit.
"Ishte një vendim i lehtë për mua, sepse ky është klubi im. Unë jam një person shumë praktik, kam qenë në një rrugë tjetër që kur u largova nga Chelsea. Po kthehem këtu me besimin se mund të ndihmoj deri në fund të sezonit.
Më vjen mirë që kam mundësinë dhe jam mirënjohës. Unë kam besim në veten time dhe e kuptoj mirë ekipin, terrenin stërvitor, stadiumin dhe tifozët", u shpreh Lampard.
Zor se mund të gjëndet shërbëtor më i madh për Çelsin se Lampard, Lampard dhe Çelsi janë sinonime të njëri tjetrit. Tani mbetet që dhe Stiven Xherard të zëvendësoj Klop tek Liverpool dhe gjithçka shkon në vëndin e vetë. Mendoj se Lampard duhej të ftonte Xhon Terrin si ndihmës për të patur një sukses të padiskutueshëm.
Ne qoftese vlera si lojtar do ishte barazvleshme dhe si trajner Celsi fiton kupen kampioneve.Por nuk eshte keshtu dashuria per klubin ku je rritur dhe ke dhene gjithcka nuk te ndihmon si trajner por te heq nje pjese te lavdise kur deshton kjo i ka ndodhur ishalla kualifikohen.