
Mosha është një faktor përcaktues dhe nuk kursen as fenomene si Lionel Mesi. Aventura e argjentinasit në Paris mund të përfundojë pas disa muajsh: Barcelona ëndërron një rikthim, Al-Hilal e tundon me një ofertë të paparë deri më sot dhe PSG-ja nuk do të bëjë asgjë për ta mbajtur ende në ekip. Por për çfarë arsyeje?
Së pari, performanca e “pleshtit” nuk i përmbushi pritshmëritë. Kur mbërriti në Francë në verën e vitit 2021, ai u kthye nga një sezon i vështirë në Barcelonë, por e mbylli me 38 gola .
Një numër larg lavdive të së shkuarës, por që në kryeqytetin transalpin shpresonin se të paktën mund të përsëritej.
Në vend të kësaj, 2021-‘22 përfundoi me vetëm 11 gola në 34 ndeshje gjithsej dhe dështimin e madh në Champions, me eliminimin në fazën e 1/8-ave kundër Realit të Madridit të nënvijëzuar edhe nga shpërdorimi i penalltisë në ndeshjen e parë.
PA ARSYE – Revanshi i pritshëm dukej se kishte mbërritur në muajt e parë të sezonit aktual, ato të përgatitjes për Kupën e Botës – e fituar më pas nga Argjentina, e udhëhequr nga kapiteni – në Katar.
Ato 12 gola dhe 14 asiste në 19 ndeshje në të gjitha turnetë ishin pozitive, por rikthimi “në normalitet” ishte shkatërrues për skuadrën e Galtierit, e mundur pa justifikim nga Bajerni në Champions dhe aspak brilant në kampionat, ku të dielën erdhi humbja e radhës me autorësi të Lionit.
DREJT LARGIMIT – Niveli i performancës së Mesit gjithashtu ka rënë: gjashtë gola dhe 3 asistime në 14 ndeshje, për një total prej 29 gola dhe 32 asistime në 67 takime me PSGnë.
Shumë pak për një lojtar mbi të cilin pronarët nga Katari kishte vendosur shumë pritshmëri, dhe që në vend të kësaj “u fsheh” në ndeshjet që kishin vërtet rëndësi.
Mungesa e personalitetit që ka mërzitur dhe që sipas të gjitha gjasave do të çojë në divorc. Sidoqoftë, Mesi nuk duket i shqetësuar dhe nuk ka përse të jetë nëse konfirmohen shifrat e ofertës së re arabike, që do t’i garantojë 400 milionë euro në sezon. Jo keq si ngushëllim për largimin nga futbolli i rëndësishëm, por siç thamë: Mosha është faktor përcaktues.
Nje analize e percipte e shkruar nga nje ziliqar tifoz i pordhes portugeze.E si mund te ishte shpetimi i Psg nga nje 35 vjecar kaq budallenj te duken drejtuesit e ketij ekipi?U muar si Marke Messi dhe jo per te rritur nivelin e nje ekipi cirku.Messi ka nevoje per gregar si ciklistet po te ishte 25 vjec nuk kishte nevoje por ne kete moshe po.Por ne nje ekip ku ka gjela te tjere roli dhe autoriteti luan nje rol te rendesishem.Nuk u respektua asnjehere ne planin mediatik te gjithe prisnin cudin qe do te ndodhte dhe u be target i analisteve medioker dhe aspak dashamires kjo sepse hyjnizuan yllin e tyre qe me kontraten e re jo vetem qe nuk e ndihmoj ekipin por shkateroj ekipin ne planin moral.Te gjithe trajneret e Psg e kane specifikuar qe lojtari me i mire i ekipit eshte Messi me te kundert te Rroten bythqirit me shoke qe vendosi teleskopin per te pare e ka rruajtur trapin Ai apo ka lene nje vend gjithe lesh.Kjo ka ndikur dhe tek tifozet qe dihet qe jane nje turme e verber.Duhet te largohet nje sahat e me pare te shkoje atje ku e duan.