Renditja e FIFA-s: Shqipëria bie me Silvinjon, Kosova në “vendnumëro”. Argjentina merr fronin

6 Prill 2023, 12:37Sport TEMA

Renditja e FIFA-s: Shqipëria bie me Silvinjon, Kosova në

FIFA ka publikuar edhe renditjen e kombëtareve pas ndeshjeve të para të kualifikuese të EURO 2024. 

Humba e kombëtares shqiptare i ka kushtuar zbritjen me 2 pozicione. Sylvinho debutoi me Poloninë, ku u mposht 1-0 në Varshavë. Kuqezinjtë tashmë renditen në vendin e 68-të, 2 më poshtë se muaji i kaluar.

Ndërkohë nga ana tjetër Kosova është në “vendnumëro”. Dadanët pas dy barazimeve në sfidat e para nuk kanë ndryshuar pozicion në renditjen e FIFA-s. Skuadra e Gireses ndodhet në vendin e 107.

Ajo që udhëheq është Argjentina, që rikthehet në vendin e parë pas 6 vitesh. Franca merr vendin e dytë, ndërsa Brazili zbret në vendin e 3-të. Top-5 e plotësojnë Belgjika dhe Anglia. 

Ndërkohë Holanda dhe Kroacia lënë pas Italinë në këtë renditje.

Renditja e skuadrave te kreut
Renditja e Shqiperise
Renditja e Kosoves

Lini një Përgjigje