
Atletja Luiza Gega, peshëngritësit Briken Calja e Erkand Qerimaj, boksieri Alban Beqiri dhe xhudistet kosovare Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi përmes një ceremonie të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, 7 sportistë elitarë kanë marrë gradën honorifike të kolonelit.
Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri i vendit Edi Rama, ministrja e arsimit Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, deputetë dhe anëtarë të komisionit të sigurisë, ambasadorë dhe anëtar të forcave të armatosura.
Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se forcave të armatosura tashëm I janë bashkuar dhe elita e sportistëve shqiptar.
7 sportistët shqiptarë u paraqitën të veshur me uniformat ushtarake të forcave të armatosura, ku vendosën gradat e kolonelit.
Tashmë këta sportistë jo vetëm janë zyrtarisht pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë por edhe paguhen si të tillë, me gradën e kolonelit.
NE dhe pakistani jemi te vetmit vende qe sportistet I fusin me tituj ushtarak. Vendi i fuqishem jemi
Redaksia Tema, ju lutem, për kulturë edhe për gazetarin e këtijë shkrimi, sipas protokollit të Shtetit, Kryetari i Parlamentit, është figura e dytë, pas Presidentit, të cilin edhe e zëvendëson në rast fatkeqësie. Kryeministri është i treti, në rangun hierarkik. Kështu është në tërë botën. Ndersa ju, keni shkruajtur Kryetaren e Parlamentit, të fundit në renditje. Nuk është mirë, për median tuaj tashmë MEDIA KOMBËTARE, siç TVSH, ToP CHanel apo Klan.
BRAVO GJIGAND!!!!!!!!
Jo Teo e ke gabim. E kane shume shtete midis tyre edhe Greqia. Sportistet qe arrijne keto rezultate duhet te kene nje rroge, kontribute shoqerore te derdhura etj. Kryeministri Rama ka bere gjene e duhur.
O Teo o kar, Greqia e beri Piro Dhimen gjeneral