PSG përgatit revolucionin e radhës: Tre yje dhe një trajner në shënjestër

6 Prill 2023, 17:00Sport TEMA

PSG përgatit revolucionin e radhës: Tre yje dhe një trajner

Në fillim shitjet, më pas blerjet. Dhe do të jetë një përmbysje “nacionaliste”. Paris Saint-Germain po përgatitet për revolucionin e radhës të verës dhe t’i thotë lamtumirë dy fenomeneve të saj.

Siç ka bërë të ditur Le Parisien, klubi i kryeqytetit francez ka vendosur të heqë dorë nga Lionel Messi dhe Neymar, por edhe nga Carlos Soler e Juan Bernat, me këta dy të fundit që konsiderohen të tepërt.

Pasi të ketë larguar katër lojtarët e përmendur më sipër, Luis Campos do të hidhet në sulm për të mbyllur operacionet e blerjeve në merkaton e verës.

Objektivat kryesorë të kampionëve në fuqi të Francës janë:  Khephren Thuram (Nice), Randal Kolo Muani (Eintracht Frankfurt) dhe Youssouf Fofana (Monaco), por pëlqehen edhe Manu Kone (Borussia Monchengladbach) me Rayan Cherki (Lyon).

Ndërkohë, për sa i takon stolit, duket se aventura e Galtier në drejtim të parisienëve do të marrë fund në përfundim të këtij sezoni dhe drejtuesit e PSG mësohet se kanë nisur kontaktet me Julian Nagelsmann.

1 Komente

  1. M
    Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

    PSG vetem me jevgj, shiko edhe blerjet qe kerkon te beje ky jevgu.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje