Ilir Shulku: Armando Duka është zëri më i fuqishëm në Ballkan

6 Prill 2023, 16:04Sport TEMA

Ilir Shulku: Armando Duka është zëri më i fuqishëm

Armand Duka arriti që të fitonte sërish zgjedhjet në UEFA duke marrë një tjetër mandat si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në qeverinë europiane të futbollit. 

Kreu i FSHF kishte më tepër vota se të gjithë konkurrentët e tjerë që vinin nga shtete më të fuqishme. 

Në lidhje me këtë arritje personale të Dukës ka folur edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, i cili doli në një lidhje Skype ne Ora News.

“Kemi aplikuar për shumë kompeticione europiane që të zhvillohen në Shqipëri, por edhe për Kongresin e UEFA-s. Ndikimi i Armand Dukës do të jetë thelbësor se është zë i fuqishëm në UEFA-n. Është në të mirë të Shqipërisë dhe futbollit shqiptar kjo rizgjedhje e Armand Dukës. 

Është një ndihmës e madhe edhe për Ballkanin, pasi ishte i vetmi nga Ballkani. Ka të bëj shumë me personalitetin individual të tij që arriti të marrë kaq vota. 

Kombëtarja? Objektivi ynë është kualifikimi në Europian, por gjatë ndeshjes me Poloninë me stafin e ri është parë fryma ndryshe. Ishte mëkat që nuk dolëm me rezultat pozitiv. Jemi të bindur se rezultatet do të vijnë”, tha Shulku. 

 

3 Komente

  1. G
    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

    Duka eshte nje idiot.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DUKA I BUKINGAMIT I PARI

      Tani per tani eshte : Edward Stafford, 3rd duke of Buckingham.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jo rastesisht shul.

        Shulku ky cope mishi me dy sy qe care me servilizma ne saj te te jatit nje pelivan ordiner i ben furca te zotit per kocken e perditshme.Nje futbollist medioker nuk e kam kuptuar asnjehere se si ka luajtur me kombetaren.I ngathet vetem fizikisht kishte perparesi qe nuk lodhej por ne te tjerat dru me pre.Ne potretin e tij nuk ka asgje inteligjente dhe ketu qendron cudia me e madhe se si nje i tille drejton futbollin ne vend.Shikoni cfare xhevairi qe nxjerr nga goja per Duken personi me i fuqishem ne Ballkan per futbollin cfare tmerri.Don Kishoti do e kishte zili.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje