
Sulmuesit e kombëtares shqiptare po zhvillojnë një nga sezonet më të mirë në karrierat e tyre. Ashtu si Cikalleshi e Uzuni, një tjetër lojtar që po lë gjurmë është Jasir Asani. 27-vjeçari i cili aktualisht është pjesë e Gëangju në superligën e Koresë së Jugut, aty ku ka shënuar 4 gola.
Në përballjen e zhvilluar ndaj Incheon, sulmuesi anësor shënoi një tripletë duke shtangur skuadrën kundërshtare. Gjithashtu performance e tij e mirë ka bërë që të kthehet në idhullin e tifozërisë. Kujtojmë që Asani ishte pjesë e formacionit startues në përballjen me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese drejt Europianit të Gjermanisë, ku zhvilloi një ndeshje pozitive.
Me kalimin në Korenë e Jugut ka gjetur veten, ndërsa më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave në Evrope. 4 gola në 4 aktivizime janë mjaftueshëm për 27-vjeçarin, krahasuar me ecurinë e tij tek skuadra e Kisvarda ku shënoi 9 gola në 42 përballje. Gjithashtu Asani ishte dhe pjesë e formaconit më të mirë të muajit mars në superligën e Koresë së Jugut, i reshtuar në krahun e djathtë të sulmit.
Te lumte shqipe
Po ta kishe mbiemrin, ta zëmë Tusha, Toke se je i asaj ane. Së paku ta shkruash mbiemrin me H, se atje te FYROMI ua deformojnë edhe mbiemrat, e emrat e åkamos se keni partinë BDI për integrim në NEVOJTORE politike.