Interi zhgënjen, Salernitana i merr 1 pikë plot vuajtje

7 Prill 2023, 19:06Sport TEMA

Interi zhgënjen, Salernitana i merr 1 pikë plot vuajtje


Barazim dramatik i Interit në transfertë kundër Salernitanës.

Skuadra e Inzagit ishte duke udhëhequr me rezultatin 0-1, deri në minutën e 90-të, kur Kandreva, shtangu ish-skuadrën e tij, me një gjuajtje nga një kënd thuajse i pamundur, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Onanës.

Pavarësisht dominimit, Interi nuk arriti të dilte me 3 pikë nga ky takim.

Plot 11 gjuajtje në portë regjistruan interistët, por kjo nuk mjaftoi, pasi Oçoa ishte në një ditë spektakolare, duke i mohuar disa gola të sigurt.


Paraqitje pozitive edhe për Asllanin që qëndroi në fushë 66 minuta. Për sa i përket pikëve, me këtë barazim Interi shkoi në kuotën e 51 pikëve. Fitorja e fundit e zikaltrve daton më 5 mars ndaj Leçes.

Lini një Përgjigje