Partizani shkëlqen me dhjetë vetë, merr një fitore të rëndësishme ndaj Erzenit

18 Shkurt 2023, 20:53Sport TEMA

Partizani shkëlqen me dhjetë vetë, merr një fitore të

Ndonëse luajti nga minuta e tretë me 10-të lojtarë, skuadra e Partizanit arriti që të shkëlqejë në sfidën e sotme të luajtur në stadiumin e saj kundër Erzenit.

Të kuqtë triumfuan ndaj shijakasve me rezultatin e pastër 3-0, duke marrë një tre pikësh të artë që e ngjit përkohësisht në krye të renditjes me pikë të barabarta me Tiranën që ka një pikë më pak.

Një fitore mëse e merituar për skuadrën e drejtuar nga Kolela, që për 90- minuta e dominuan totalisht takimin edhe pse ishin në disavantazh numerik në fushën e blertë.

Golat për  “demat e kuq” u shënuna nga ana e Rrapajt, Da Silvës, dhe Hotit, që i dhanë fitoren ekipit të tyre.

Lini një Përgjigje