
Zbardhja e buxhetit të sportit si gjithmonë ka pasur debatet, xhelozitë dhe argumentet e ndryshëm të drejtorisë të sportit pranë ministrisë së sportit, për mënyrën e vlerësimit dhe shpërndarjes.
Në total rreth 1.4 mln euro e ndarë në 17 federata olimpike, duke qenë se ndodhemi në një vit Olimpik përgatitor për Olimpiadën e ardhshme Paris 2024. Në krye të kësaj liste është federata e peshëngritjes me 19 milion lekëve të reja.
Po si ndahet në të vërtetë ky buxhet sporti në federatat sportive të cilat vetë janë të kategorizuara, në federata olimpike, jo olimpike apo edhe në federata që nuk aplikojnë fare për të marrë para nga shteti siç është rasti federatës së futbollit. Zv.Ministri i sporteve, Endri Hoxha sqaron për Top Channel, mënyrën e përfitimit të buxheteve të federatave.
Ndërkohë Luiza Gega, kampionia e Evropës në atletikë ka qenë sportistja e vetme e cila ka ngritur zërin për buxhetin e federatës të saj, kjo për faktin se federata e atletikës ka një ulje të buxhetit krahasuar me një vit më parë.
“Sinqerisht, kam vërtet përshtypjen që ministrja Evis Kushi s’ka dijeni për këtë logjikën e ndarjes së këtij buxheti. Shpresoj që ta shikojë sa më shpejt. Personalisht si sportiste elitare nuk kam ndonjë interes sado që të jetë buxheti i Federatës por duke qenë se ai ndahet nga performanca që kanë pasur sportistët vitin e kaluar, ndihem e ofenduar që Federatës sime, në vend që t’i ngrihej buxheti, përkundrazi, i është ulur dhe disa Federatave të tjera, ku me gjithë respektin kur ta meritojnë”, ka shkruar Gega.
Ngjarja e fundit në federatën e Atletikës ku është pezulluar zyrtari më i lartë, sekretari i përgjithshëm për mashtrim dhe ku akuzohet dhe është pezulluar presidenti aktual Gjergj Ruli, por në statusin e trajnerit të Izmir Smajlajt, për mashtrim me rezultatet, ka rrezikuar ta lënë pa buxhet këtë vit federatën e mbretëreshës së sporteve, por për këtë pritet vendimi zyrtarë i gjykatës sportive në Montekarlo në muajin mars.
Ndërkaq ministria ka vendosur të auditojë dhe të jetë prezente në çdo aktivitet për të cilin federatat sportive kanë aplikuar, kanë marrë fondet dhe do të zhvillojnë gjatë vitit 2023.
Haha ministraj, po jane të gjith hajdute.. nuke e kane fare proplem për sportin as për Shqiprine.
Shteti te dhe mundesite qe te behesh kjo qe je mos e harro
Po ik ku te duash, vrapo edhe nje vit per ke te duash, te perkedhelen me teper se sa duhet, te bene edhe kolonele be ushtri, tani hedh shurren perpjete pa menduar qe te kthehet ne surrat.
Avash o Shaqoooo, eshte Kampione Bote kjo o shoku, e meritoj edhe ate grade qe i dhane. Pse si thua ti, kujt i takojne ato para ketyre qe sportisteve apo atyre hajduteve qe rrine neper zyra, shtruar Shaqo shtruar.