Superliga Europiane, Kroos: E meriton një mundësi, do kontrollohet nga klubet dhe jo nga UEFA

17 Shkurt 2023, 20:50Sport TEMA

Superliga Europiane, Kroos: E meriton një mundësi, do kontrollohet nga


Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, është shfaqur pro krijimit të Superligës Europiane.

Duke folur për “Einfach mal Luppen”, Kroos deklaroi se Superliga Europiane e meriton një mundësi, ndërsa shtoi se do të kontrollohet nga klubet dhe jo nga UEFA.

"Mendoj se do të shohim Superligën Europiane. Koncepti i Superligës Europiane ka ndryshuar dhe ia vlen të dëgjohet. Nëse shikoni me kujdes nga të dyja anët.

Është një ngjarje sportive, një turne i hapur, i cili do të kontrollohet nga ekipet dhe jo nga UEFA, sepse këto skuadra mendojnë se nuk kanë nevojë për UEFA-n. Mendoj se ky turne e meriton të paktën një shans"

Lini një Përgjigje