Tërmeti dramatik në Turqi, ish-sulmuesi i Chelsea gjendet i pajetë në rrënoja

18 Shkurt 2023, 10:14Sport TEMA

Tërmeti dramatik në Turqi, ish-sulmuesi i Chelsea gjendet i

Mes viktimave të tërmetit në Turqi është edhe sulmuesi ganez i skuadrës turke Hatayspor, Christian Atsu, 31 vjeç. Ish-futbollisti i Chelsea, pas tërmetit të 6 shkurtit, ishte zhdukur. Trupi i tij u gjet nën rrënojat e shtëpisë së tij në Hatay.

Mediat turke citojnë agjentin e lojtarit Murat Uzun Mehmet, ka qenë ai që e ka konfirmuar në një shënim për agjencinë lokale të lajmeve “Demiroren”: “Trupi i pajetë i Atsu u gjet nën rrënoja. Në këto momente po i nxirren edhe sendet e tij personale. I është gjetur edhe telefoni”.

Ditët e fundit ishte përhapur lajmi, më pas i mohuar, se ish-sulmuesi ishte nxjerrë i gjallë nga rrënojat. Atsu po luante për Hatayspor, një ekip nga provinca jugore e Turqisë, e shkatërruar nga tërmeti.

Vetëm të dielën para tërmetit, ai shënoi golin e fitores ndaj Kasimpasha në minutën e 97-të. Një ish-lojtar premtues i Portos dhe Chelsea, ai mburrej me 65 paraqitje dhe 10 gola për kombëtaren e Ganës.

Lini një Përgjigje