3 pikë të arta në Laç, Bylis fitore jetike ndaj kurbinasve

18 Shkurt 2023, 14:56Sport TEMA

3 pikë të arta në Laç, Bylis fitore jetike ndaj kurbinasve

Bylis ka arritur të fitojë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. 

Ka mjaftuar goli i realizuar nga Flamur Ruçi që mallakastriotët të merrnin 3 pikë të rëndësishme kundër kurbinasve. 

Në minutën e 54-të, lojtari i Bylisit shmang mirë mbrojtësit e bardhezinjve dhe në fund shënjestron si duhet golin e parë që caktoi dhe fatin e takimit. 

Pas kësaj ndeshje, Bylis ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendin e shtatë, 3 më pak se Laçi i vendit të gjashtë.

Lini një Përgjigje