
Portieri Mike Maignan vuan një dëmtim nga shtatori i vitit të kaluar, duke u kthyer në një problem serioz për kuqezinjtë.
Shpesh porta ka qenë një problem për Milanin këtë sezon, me Tatarusanu që nuk paraqet siguri.
Gjithsesi pritjes duket se po i vjen fundi. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se portieri Maignan do të jetë gati muajin e ardhshëm.
Francezi mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve, ndaj Tottenham në Londër.
Lini një Përgjigje