Mbyllet edhe java e 34-të e Superiores me rezultate të cilat kanë sjellë verdikte të ndryshme.
Partizani regjistroi fitoren e parë për këtë sezon ndaj Skënderbeut. Të kuqtë e kryeqytetit, triumfuan minimalisht në shtëpi, me një gol që u shënua në minutat e fundit.
Heroi i sfidës ishte Alfred Mensah, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 84-t, ndaj ish-skuadrës së tij.
Triumf i rëndësishëm për Partizanin, që mban vendin e tretë me 57 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e pestë me 10 pikë më pak.
Vllaznia triumfoi minimalisht ndaj Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t në Superiore.
Një gol i shënuar nga Dodaj në minutën e 93-të, i dha fitoren shkodranëve me shumë vuajtje.
Dinamo ndërkohë, u ndal në dy raste nga tranversa dhe shtylla. Me këtë fitore, Vllaznia mban vendin e dytë me 58 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e katërt me 47 pikë.
Laçi shemb sezonin e Tiranës duke i dhënë një humbje fatale që e nxjerr thuajse zyrtarisht nga gara për Final Four, megjithatë kanë mbetur edhe 2 javë të tjera. Teuta merr një fitore të artë ndaj Egnatias që e mban në zonën Play Out.
Me barazimin e çmendur me 6 gola në Erzeni – Kukësi, shijakasit bëhen skaudra e dytë që bie zyrtarisht nga Kategoria së bashku me verilindorët.
Kategoria edyte egall do jete patushi guranjaku albeteroli tranjere do jete suleman demillari ose ysen dedja albane do jete tranjere NEPTUN BAJKO FARUK SEJDINI MALIQI DO JETE TRANJERE REZART DABULLA OSE MIRE JOSA SHKUBINI DO JETE TRANJERE EDUART ZHUPA OSE MIREL COTA SOBOTI DO JETE TRANJERE GENTJAN BEGEJA ARTUR LEGBELLO NORA TURBINA DO JETE TRANJERE STAVRI NICA BUBEQI QATIP OSMANI BUNTRINTI DO JETE TRANJERE EGBO PERO PEIC ALTIN LALA GRAMSHI DO JETE TRANJERE BESNIK HASI SULEMAN MEMA ALBAN TAFAJ GRAMOSI TRANJERE BEJKUSH BIRCE GERI CIPI FOTO SHTRAKOSHA MEMELLI TERBUNI TRANJERE DO JETE ARTAN MERGJYSHI RAMANDAN SHEHU LORIK CANA ARMAND DALLKU LABERIA TRANJERI DO JETE ARBIALIAJ TOMORI TRANJERE MUSTA KOKOLARI