VIDEO/ Të magjepsur nga golat e kuqezinjve, UEFA ‘kërcënon’ kundërshtarët e Shqipërisë para EURO 2024

3 Maj 2024, 19:56Sport TEMA
VIDEO/ Të magjepsur nga golat e kuqezinjve, UEFA

Në pak më shumë se 1 muaj, Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin e saj në Euro 2024, kompeticion në të cilin merr pjesë për herë të dytë në histori.

Shqipëria mori vëmendjen e të gjithëve duke dalë e para në grupin e kualifikuesve. Madje golat e shënuar nga kuqezinjtë bëjnë ende bujë dhe kanë lënë akoma të magjepsur tifozët e futbollit.

Është vetë faqja e “Euro 2024” që ka publikuar 3 nga supergolat e Shqipërisë gjatë kualifikuesve. Golin e Jasir Asanit ndaj Polonisë, atë të Krisjan Asllanit përballë Ishujve Faroe dhe ‘predhën’ e Nedim Bajramit kundër Çekisë në Pragë.

“Këto gola të shënuar nga Shqipëria në kualifikuese”, shkruan Uefa krah video-ve, duke e shoqëruar me flamurin kuqezi dhe një ‘emoji’ perfeksioni.

https://www.instagram.com/p/C6gckkkNx-n/?igsh=MXgxaDh2d2dkYjh1Mw==

1 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

    Po po por pse nuk kujtoni edhe ndeshjet e fundit me Ishujt Faroe dhe Moldavine ku kundershtaret na i bllokuan goditjet jashte zone dhe si rrjedhim lojtaret tane nuk dinin cte benin dhe luajten ndeshjet me te dobeta. Dhe mendo kur na bllokuan keto skuadra amatore , po kundershtaret e Europianit cdo te na bejne. Te shpresojme qe nyk do na mundin me goleada.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje