Real Madrid-Borusia Dormtund me sa duket është zhvendosu edhe në stërvitjen e përfaqësues Gjermane, pak ditë para fillimit të Euro 2024. Stërvitja e organizatorëve të turneut është ndërprerë sot nga një zënkë e papritur mes dy protagonistëve të skuadrave finaliste të Ligës së Kampioneve.
“Bild” bën të ditur se në një moment të stërvitjes, Niklas Fyllkryg i Borusia Dortmund u rrëzua në tokë pas një përplasje me Antonio Rydiger të Real Madrid.
Të dy kishin shkëmbyer shpesh goditje të palejuara me njëri-tjetrin në këtë seancë stërvitore, por këtë radhë Fyllkryg reagoi, duke e sharë mbrojtësin.
Ai më pas iu kthyer edhe trajnerit të goditjeve standarte, Mads Butgerait, që t’i binte bilbilit. Sulmuesi më pas shkoi drejt Rydiger dhe të dy filluan të shtyheshin, thuajse duke përfunduar te grushtet, me Sandro Vagner, asistentin e Nagelsman, i cili ndërhyri për t’i ndarë.
Stërvitja u ndërpre për disa minuta, teksa më pas rifilloi pa Rudiger i cili bëri vetëm vrapime me përgatitësin atletik.
C'pune ka zezaku me kombetaren gjermane, dergojeni ne vendin e origjines jo me avion, por me varke klandestinesh.
Ekipet perfaqesojne shtetet jo etnite dhe ngjyrat e lekures. IShtetet kane shtetas e shtetasit mund te jene te etnive te ndryshme, por injoranca fatkeqesisht nuk eshte si muti qe te demton vetem po e shkele. Injoranca fatkeqesisht eshte agresive dhe perhapet duke felliqur e prekur cdo gje. Me llogjiken tende nuk do kishte ekipe qe perfaqesojne shtetet france, gjermani, Shqiperi por ekipi, bjond, ekipi me kacurrela, ekipi me koke te sheshte, ekipi mulat, ekipi i gjate , ekipi i shkurter. Me llogjiken tende kush duhet te futet ne kombetaren e shiperise, Tropojani apo Kavajsi se te dy nuk munden nese nisesh nga si duken. Injoranca eshte armiku me i madh i njerezimit. Injoranca nuk e di sa injorante eshte.