“Kam një skuadër të mirë”, Spalletti pas fitores në miqësore: Ndaj Shqipërisë do të shikoni Italinë e vërtetë

10 Qershor 2024, 12:35Sport TEMA
“Kam një skuadër të mirë”, Spalletti pas fitores

Italia ka mposhtur në miqësoren e dytë Bosnje Hercegovinën me rezultatin minimal 1-0. Goli i Davide Frattesit ishte vendimtarë në këtë përballje, që i jep fitoren kështu “axurrëve”.

Luciano Spalletti ka folur pas kësaj përballjeje. Trajneri i italianëve thekson se ka një skuadër të mirë e cila është gati për të sfiduar çdo kundërshtarë.

“Driblonim më mirë në fushë, pak më shumë në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë pamë cilësi. Dështuam në pasimin e fundit dhe në shënimin e golave, kishim 2-3 topa.

Scamaça ka luajtur një ndeshje të mirë, portieri i mori dy topa të bukur dhe nja dy herë nuk pati fat në drejtimin e topit, por e gjeti veten me të tjerët, shkëmbeu topa, pra luajti një ndeshje të mirë.

Pozicioni i Chiesas është pak nga pozicioni i tij, tek Juventusi ai luan si sulmues i dytë, ndërsa duke e vendosur në të majtë mendojmë se do të bërë të dy rolet. Ai u hap në dy raste dhe pati shansin të dilte një me një, nuk shkoi mirë.

 Bëmë atë që duhej të bënim, jemi të bindur që kemi një skuadër të mirë, atëherë do të duhet të futemi në atmosferën e ndeshjes reale. Kemi pasur dy skuadra thuajse të ndryshme, që kanë luajtur për t’i parë të gjitha nga pak, që të kemi mundësi për t’u përmirësuar.

Ne e dimë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë dhe ndaj Shqipërisë do të shikoni se çfarë është e aftë të bëjë Italia”, deklaroi trajneri italian.

3 Komente

  1. T
    Taulant

    PO kercenon ky trapi si kercenonte Polonia e Cekia kur hengren dru ne Tirane.

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      C'do trajner i nje ekipi te madh me kete gjuhe do flase. Ne duhet te perqendrohemi ne loje dhe te jemi te kujdesshem ne mbulimin e sulmit Italian. Arber Hoxha ne dy ndeshjet qe pash me pelqeu shume. Lojtar i shpejte,teknik dhe terheq tre a kater lojtare menjehere. Broja do hapsire qe te clirohet nga mbrojtja por edhe te tjeret jane mire. Shpresojme me te miren per ekipin tone. Forca cuna,Forca Shqiperia????????.

      Përgjigjjuni
    2. 5
      555

      Arber Hoxha dhe Daku mund t'a bejne corap mbrojtjen italiane!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje