“Çmenduria” e merkatos, Luis Nani në negociata të avancuara me klubin shqiptar

10 Qershor 2024, 09:08Sport TEMA
“Çmenduria” e merkatos, Luis Nani në negociata të

Ylli portugez Luis Nani, i cili ka fituar gjithçka në futboll me Manchester United dhe ka shkëlqyer me klube si Fenerbahce, Valencia, Sporting Lisbonës, mund të përfundojë karrierën te një klub shqiptar.

“Çmendurinë” e merkatos e ka konfirmuar media maqedonase “Makfudbal”, që duke iu referuar burimeve raporton se Nani është në negociata të avancuara me klubin shqiptar të Gostivarit, që luan në ligën e parë maqedonase.

Nani ka marrë një ofertë të shkëlqyer financiare dhe pritet “po”-ja përfundimtare e sulmuesit që aktualisht është lojtar i lirë, pasi ka mbyllur kontratën me turqit e Adana Demirspor.

37-vjeçari portugez ka bërë 122 paraqitje për kombëtaren dhe ka shënuar 24 gola.

3 Komente

  1. E
    Erdogan

    Ore a jeni ne terezi o budallenje? Cfare klubi shqiptar ne Maqedonine e Veriut????? Klubet sportive te futbollit jane pjese e federates se futbollit te MV. Hiqni dore nga folklori patriotik se vetem dem ju ben. Nxit urrejtjen e pastaj luften e pastaj mjerimin dhe skamjen.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Shume vrapove edhe ti!!Jane klube shqiptare te federates se Maqedonise te Veriut,perfaqesojne ato qytete ku shumica absolute jane shqiptare,dhe nuk e fshehin kete,perse duhet te merret per nacionalizem te semure kjo??Shqiptaret ne Maqedonine e Veriut egzistojne si te tille,luftuan per te qene te tille,nuk kane as turp as frike por jane krenare te deklarohen Shqiptare,e nuk e shiten sumen si shume nga avdullajte e bejleret tane per 300 evrote e grekut!!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Duket i Dashuri e vertete

      nani , duket teper i dashurur me naldin

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje