Mirlind Daku zgjidhet në formacionin më të mirë të sezonit në Rusi

9 Qershor 2024, 19:01Sport TEMA
Mirlind Daku zgjidhet në formacionin më të mirë të

Mirlind Daku ndodhet në grumbullimin e Kombëtares së Shqipërisë, ku po përgatitet për ndeshjet e Euro 2024 bashkë me shokët e skuadrës.

Sulmuesi nga Gjilani vjen pas një sezoni shumë të mirë me Rubin Kazan në Rusi.

E sidomos pjesa e fundit e sezonit ishte fantastike për 26-vjeçarin.

Golat dhe paraqitjet e mira kanë ndikuar që Daku të përfshihet në formacionin e sezonit në elitën e futbollit rus. Si zgjedhje e dytë në rolin e tij.

Shtatlarti kuqezi shënoi 10 gola dhe dhuroi 4 asiste, duke qenë kërcënimi kryesor për kundërshtarët. Siç cilësohet dhe nga faqja e Premier Ligës së Rusisë.

Daku shquhet për saktësinë e goditjeve në kuadrat, ndërsa në anën tjetër vihet në dukje fakti i driblimeve ndaj mbrojtësve me të cilët është përballur. Duke patur sukses në jo pak raste.

Një vlerësim që natyrisht kthehet në motivim për Dakun, i cili do të kërkojë që të lërë gjurmë dhe përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Gjithmonë nëse Sylvinho do t’i dhurojë minuta, me sulmuesin të gatshëm për të shfrytëzuar mundësitë e tij.

Sulmuesi dardan numëron 5 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, teksa ka shënuar dhe një gol në eliminatoret e Euro 2024 në suksesin 2-0 ndaj Polonisë në “Air Albania”.

1 Komente

  1. O
    Ore pagjum po vijne per Doonarumin

    Krahim i Asanit ne zone Daku me koke dhe GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL _ Incerdibile . Albania 2: Italia 0 . Non c'i puo creedere . iamo furi dellla Gara . _____________ Daku , con Italine ne pozicion Kritik ne Europian

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje