“Mbajeni shënim”, ish-trajneri i Italisë: Scamacca surpriza e Euro 2024

9 Qershor 2024, 17:10Sport TEMA
“Mbajeni shënim”, ish-trajneri i Italisë: Scamacca

Gjatë një prononcimi për GDS ku foli për rrugëtimin e Italisë në Euro 2024, Gian Piero Ventura u ndal edhe te surpriza e kombëtares së kaltër sipas tij.

Ish-trajneri i kampionëve në fuqi të Europës në periudhën korrik 2016-nëntor 2017,  uron skuadrën dhe trajnerin Luciano Spalletti. Ndërkohë që “vë bast” të sulmuesi i Atalantës.

Uroj që kombëtarja italiane të bëjë sa më mirë në Europian. Kam mbetur shumë i lidhur me Spallettin. Ai ka qenë futbollisti im, e dua shumë dhe i dërgoj urimet më të mira.

Me zemër i uroj që të na bëjë të gjithë italianëve të ëndërrojmë. Sa i përket zbulimit të Euro 2024 unë mendoj se do të jetë Gianluca Scamacca.

Ai është një sulmues që ka zotëron cilësitë e duhura për t’u bërë një nga zbulimet më të këndshme të Europianit”, theksoi 76-vjeçari nga Genova.

1 Komente

  1. E
    Edhe Humori 'duhet te mungoj

    Ka lezet kehtu .Te gjithe duke qeshur ne Hamburg . Pastaj kush qeh ne fund , do jet supriza me e bukur

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje