Pas mbërritjes në tokën gjermane, ekipi Kombëtar udhëtoi drejt Kaiseraut në Kamen në kampin bazë për finalet e “EURO 2024”.
Sapo Kombëtarja mbërriti në SportCentrum Kaiserau iu rezervua e njëjta pritje si në aeroportin e Dyseldorfit me një ceremoni të organizuar nga autoritetet lokale të Kamenit. Shumë fëmijë dhe familjarë të komunitetit shqiptar mirëpritën kuqezinjtë në një atmosferë fantastike dhe të ngrohtë.
Presidenti i FSHF-së Armand Duka, i falënderoi për pritjen dhe nuk nguroi te kalonte paksa ne delir duke u shprehur se kerkon qe te fitojne europianin.
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve. Të gjithë fëmijët dhe të tjerët për pritjen fantastike dhe të ngrohtë që kanë organizuar për ne, që nga aeroporti i Dusseldorfit e deri këtu.
Pavarësisht se ne fizikisht nuk kemi qenë këtu, e kemi ndjerë ngrohtësinë tuaj në çdo moment dhe detaj që ekipi jonë këtu të ndihet si në shtëpi. Të gjithë ne shqiptarët jemi vërtetë shumë të lumtur dhe krenarë që jemi pjesë e këtij kompeticioni, më i rëndësishmi sportiv për mua në botë.
I ftoj futbollistët tanë dhe të gjithë shqiptarët që do të ndjekin ekipin Kombëtar që ta shijojnë vërtetë këtë Europian. Ne jemi skuadra e parë mike që vijmë në Gjermani për Kampionatin Europian. Kështu që duke qenë të parë unë uroj që të kemi këmbën e mbarë për të gjithë Kampionatin Europian dhe të kemi një Europian sa më të mirë e të bukur që ta shijojnë të gjithë që do jenë pjesë, në Gjermani, në stadiume dhe në televizionet e të gjithë botës.
Ta shijojmë të gjithë bashkë dhe pse jo Shqipëria të fitojë” – tha Presidenti Duka.
Po ore Duka, po e ke privatizuar FSHF, deri sa te vdesesh nuk e leshon.Mos u ngopsh kurre.
MANDI Me kembe ne toke. Deshirat me realitetin jane larg me njeri tjetrin.
Fluturoni-fluturoni, se ju ben mire, por dhe ilacet merrini qe te mjekoni shendetin mendor!
Me cilin do fitosh Europian?Me Hysajn.NQS ka lojtar Idiot quhet Hysaj.Nje lojtar qe nuk di te bej nje Krosim,kthen gjithmon topin mbrapa,dhe pason ne menyre Idiote gabim.Ky nuk duhej therritur fare dhe jo te jete ne Formacion.
Asnje pike nuk do te marin Me ke mendoni se mund te marin qofte edhe nje barazim Me Spanjen , Italine apo me Kroacine Nuk besoj Meghithate le te enderojme Topi eshte sferik
Ta shijojmë të gjithë bashkë dhe pse jo Shqipëria të fitojë” – tha Presidenti Duka. Mua me duket qe Duka e ka thene si nje shaka pasi e di shume mire se perballe kujt do luajme qe eshte Italia,Spanja, Kroacia dhe pastaj mos harroni ekipet e tjera elite si Franca,Anglia,Portugalia e keshtu me radhe. Ishalla japim maksimumin qe te kemi ndonje rezultat pozitiv.Kjo duhet thene.Te tjerat le t'ja leme fushes se lojes.
Me sy objektiv, gjithsesi utopi mbetet, por mos harrojmë se ndonjëherë vendos dhe fati. Kush mendonte se një herë do na dilte kampione e Europës dhe Greqia?! Po ja që ndodhi, dhe tre muaj më vonë këtë kampione ne e mundëm në Tiranë 2-1. Rëndësi ka që ekipi ynë të ketë moralin e lartë, lojë 90', besim për rezultat pozitiv në çdo ndeshje të grupit tonë, dhe mundësisht si hap të parë ta kalojë atë. E rëndësishme do jetë ndeshja e parë, ajo me Italinë. Me të, për të rritur besimin, qoftë dhe barazimi vlen shumë. Kualitetet janë, disa rezerva i kam vetëm për përgatitjen fizike. Me besim te vetja, djema forca!
Ehhh , europianin e kemi ne xhep...une du me fitu Botrorin.
Te paret arriten ne Gjermani, te paret do ikin
Nese do te kishte 10 si Mitaj ndoshta.