Nga Fatjon Baze
Si sot një javë Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të parë zyrtare në “Euro 2024” përballë Italisë në Dortmund, një sfidë që po pritet më një interes dhe entuziasëm të jashtëzakonshëm nga tifozeria shqiptare për shkak të ecurisë fantastike që kuqezinjtë janë duke kaluar.
Dy fitoret e arritura në dy miqësoret e fundit ka bërë që atmosfera tek Shqipëria të jetë mjaft pozitive.
Në një prononcim për gazetën TemA, ka folur ish- mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Përparim Daiu i cili ka komentuar këtë moment të artë që po kalon ekipi ynë. Daiu ka marrë një ftesë të veçantë dhe nga FSHF-ja për të parë nga afër në Dortmund ndeshjen kundër “Axurrrëve”.
Daiu ka komentuar shanset e Shqipërisë për të bërë mrekullinë në “Euro 2024”, pikat e forta të kësaj Kombëtareje, e ambicet që duhet të ketë skuadra.
Si ish- mbrojtës ai dha dhe një sugjerim të tijin se kush duhet të luajë në krahun e djathtë mes Elseid Hysajt dhe Ivan Balliut.
Më poshtë intervista e tij e plotë për gazetën TemA.
Fatjon Baze: Jemi gati një javë para startit të Europianit, si e keni parë kombëtaren shqiptare gjatë kësaj periudhe?
Përparim Daiu: Kombëtarja jonë realisht edhe në miqësoret që ka zhvilluar gjatë kësaj jave, pavarsisht fortësisë së dy kundërshtarëve mendoj se i kanë shërbyer trajnerit Silvinjo për skemat taktike, po ashtu edhe për të konsoliduar tek ai formacionin e mundshëm që do të hedh në fushë në ndeshjen e parë kundër Italisë.
Mendoj se paraqitjet kanë qene pozitive dhe për mendimin tim të vetmin problem që kam parë të skuadra është se tërhiqet shumë, gati në vijen e 16-metershit dhe ne kemi kundërshtarë shumë kualitativ dhe kjo do të bëhet shumë e rrezikshme për ne.
Gjithsesi mbetemi shpresë plotë tek trajneri e futbollistët që do të japin më të mirën e mundshme në këtë Europian.
Fatjon Baze: Ne ndodhemi në një grup mjaft të fortë, sa janë shanset tona për të bërë mrekullinë?
Përparim Daiu: Megjithëse ndodhemi në një grup mjaft të fortë, futbolli ndaj është i bukur dhe është po aq i paparashikueshëm, e aq më shumë që në futbollin e sotëm diferencat janë pakësuar goxha.
Mendoj që nëse ne arrijmë që të marrim një rezultat rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Italisë, do të kemi shanset tona. Plus morali ndikon shumë në futboll. Shpresoj që të marim 4-pikë dhe pse jo të kalojme grupin.
Fatjon Baze: Cilat duhet të jenë ambiciet e Shqipërisë për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”?
Përparim Daiu: Ambiciet? Kurrë mos thuaj kurrë…
Djemtë kanë shkuar në Europian dhe mos t’i marrin maksimumin dhe ta shijojnë. Do të preferoja cinizem dhe kalimin e grupit. Por dhe nëse eliminohemi duke shpalosur futboll dhe të na argetojnë me një lojë të bukur e dinjitoze nuk do të isha hatërmbetur.
Fatjon Baze: Kush mendoni se është pika me e fortë e kësaj kombëtareje?
Përparim Daiu: Pika më e fortë e kësaj kombëtareje mendoj pikërisht repartin e mbrojtjes ku të vetmen dileme kam krahun e djathte. Në krah të djathtë do të preferoja që të lunate si titullar Ivan Balliun. Ai që është kapiteni i skuadrës Berat Gjimshiti është edhe ylli i kësaj Kombëtareje që të frymëzon në çdo aspekt.
Fatjon Baze: Sa besoni se do të bëjmë mrekullinë në këtë fazë të grupeve?
Përparim Daiu: Shpresojë shumë ta bëjmë këtë gjë. Siç e theksova dhe më lart objektiv duhet të kemi të marrim marim 4 pike. Nëes arrijmë t’i sigurojmë besoj se do ta kalojmë edhe grupin.
ore cuni Meros se na cudite.... nga cili katund eshte ky Daiu se nuk ia kam degjuar ndonjehere zerin?
e ve dhe "eksluzive" pale... te ..ifsha ekskluzivitetin me nj ... ut te Modh
Shume mire e ke menduar pa ja zbehur vlerat Hysajt por mendimin tim duhet te terhiqet ska cfar jep mete luaj e te rinjet stonoj me azerbaxhanin
Jam shume dakord me ju. Hysaj e kreu misionin, nuk ka çfar te jape. Ben veprime te papranueshme
Per mua pyetja nuk do te jete si te kalojme grupin pasi ajo eshte e padiskutueshme, por duhet te mendojme si te luajme ne finale, me qellim qe te fitojme Europianin.
Finalja e madhe France-Shqiperi, 4 me 0 per ne.
hahahaha
Kara , mos e mbaj gojen kaq shume hapur ,se bo vaki me te hy mizat brenda
Me pelqejne kta qe fluturojne me presh....ahahaha. Arritje e Shqipnise ne grup asht nese shenon gol dhe super arritje nese merr pike. Jeni duke lujate kunder 4 her kampioneve te Botes dhe dy her te Europes,aq ma teper te kampiones ne fuqi. Kunder 3 her kampioneve te Europes e njeher kampioneve te Botes,Spanjes. Kunder njeher nenkampioneve te Botes dhe disa her gjysmefinalist i ktyne kompeticioneve Kroacise.....uluni ndejun mos rrini ne ajer. Ato nuk jan as Lichtenstein,as Azerbadjan....
Skema taktike per ekipin ton modesto Ka vlere vetem ne mbrojtje . Kryesorja eshte forma fizike dhe trajneri ne formacionit e deshiruar duhet ti jap perparsi formes fizike te lojtarit
Hysaj ka mbaruar punë me kohë e me vakt.
Po cfare grupi do kaloni se na cuditet. Shikoni mos na turperoni me humbje me goleada , te pakten munduni 0-1 apo 0-2. Po bete ndonje gol do jete super arritje.
Ah te mjeret ju. Fluturoni me presh ne... Po Shqiperia nuk mundi dot as Ishujt Faroe o njerez
Po pse trembeni nga emrat, perderisa Gjermania ka thirrur ne grumbullim Tomas Mylerin e vdekur me kohe.
Hysaj është i padiskutueshem,mbrojtës dhe mesfushor nga më të mirët në dyluftim një kundra një,karierë të shkëlqyer në itali
Analist, po të kujtoj dy gola që na ka bërë Hysaj, goli i ( Levandoski ) i Polonisë në Tiranë nga porta e Sahatit, 100 % faji i Hysaj, goli i Izraelit në Tiranë edhe ky erdhi nga Hysaj, i cili edhe rivënjen anësore në vend ta hedhi përpara e hedh nga porta e vet. Koha e Hysaj, ka mbaruar, por e mban Duka i krimit.
Seç kam një parandjenjë, që do marim tre barazime.
Ne finale ne do vemi kush s’besom borxh nuk ia kemi .
Hysaj nuk duhet! Nuk di te jape nje pasim; i duket vetja lojtar kalibri. Ky Balliu i shkon ne menyre simetrike krahut tjeter.
Ekipi kombetar eshte ne gjendje te mire dhe mund te perballoje mire ekipet e grupit. Pika me e dobet e ekipit eshte mbrojtjesi I djathte, nje lojtar shume i mire por keto ndeshjet e fundit ka bere gabime.
Pika me dobet eshte Don Duka dhe Silvinjo..I pari organizoi kater ndeshje miqsore jashte Shqiperise.I dyti ja la topin 60 per qin Azerve!?
Po ben humor besoj qe ve ne nje kandar Duken me Silvinjon i cili kualifikoj pa as nje dyshim kombetaren, ne qoftese e ke seriozisht atehere me ngelet te them i detyruar qe je nje rrote kari per humor.