“Ylli” i Inter kërkon fitore ndaj “Legjionarëve”: Duhet ta nisim Evropianin me fitore ndaj Shqipërisë

8 Qershor 2024, 16:07Sport TEMA
“Ylli” i Inter kërkon fitore ndaj

Është padyshim ndeshja më e shumëpritur e vitit. “Të Kaltërit” e Italisë, njëkohësisht edhe kampionët në fuqi të Evropës dihet tashmë, që e fillojnë rrugëtimin në Euro 2024 përballë Shqipërisë, duel i programuar ky në mbrëmjen e 15 qershorit, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ndërsa Kroacia dhe Spanja janë dy skuadrat e tjera të grupit B, ndryshe “grupi i ferrit”.

Matteo Darmian, mbrojtësi polivalent i Interit, është gati të japë kontributin e tij për kampionët në fuqi të Europës. Sipas 34-vjeçarit është shumë e rëndësishme që të kaltrit ta nisin mirë kundër kombëtares shqiptare.

Një ndër “yjet” që është gati të japë kontributin e tij për kampionët “e kaltër” është edhe mbrojtësi i gjithëanshëm i “Zikaltërve” të Inter, Matteo Darmian, i cili sfidën me “Legjionarët” e konsideron tejet të rëndësishme, teksa kërkon nga shokët e tij të skuadrës, që të bëjnë maksimumin për ta nisur mbarë rrugëtimin në Gjermani.


“Duke pasur parasysh historinë tonë, ambiciet janë të larta dhe duhet të synojmë maksimumin. Duke dhënë gjithçka që kemi. Pavarësisht se mund të mos kemi cilësinë e të tjerëve. Është thelbësore që ta nisim mbarë. Nuk mendoj se ndeshja me Shqipërinë është vendimtare, por ne duam ta nisim Evropianin me fitore. Ta fillojmë me këmbën e duhur”,- u shpreh kampioni i fuqisë, në Seria A, me “Zikaltërit” e Inter. 

1 Komente

  1. S
    Siamo Liberi di Sognare tutto cio che desideriamo

    Mendimet flurturojn ne qiell lartesit tetojn , shpesh i del dicka rruges ,drejtimin i ndryshojn

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje