“Gazzetta dello Sport” hapet me lajmin e bujshëm: Broja një hap larg Milanit

8 Qershor 2024, 11:50Sport TEMA
“Gazzetta dello Sport” hapet me lajmin e bujshëm: Broja

Shefi i merkatos së Milanit, Monkada ndodhet në Londër dhe po bisedon me Çelsin për huazim me të drejtë blerje për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello sport”, marrëveshja mund të arrihet shumë shpejt.

Trajneri i ardhshëm i Milanit, Paulo Fonseca duket se ka dhënë miratimin për Brojën dhe sulmuesi kuqezi, bashkë me holandezin Zirkzee duket se janë të përzgjedhurit për të mbajtur peshën e repartit të avancuar për sezonin e ardhshëm.

Nëse realizohet transferimi do kemi derbi Broja-Asllani në ndeshjen e radhës Milan-Inter.

Lini një Përgjigje