Nedim Bajrami: Ndihem mirë me Brojën në sulm, jemi gati për Europian

7 Qershor 2024, 21:43Sport TEMA
Nedim Bajrami: Ndihem mirë me Brojën në sulm, jemi gati për

Pas fitores 3-0 në miqësoren e parë përballë Lihtenshtejnit, Kombëtarja shqiptare luajti mbrëmjen e sotme përballë Azerbajxhanit në provën e dytë para nisjes së EURO 2024. Sfida e zhvilluar në “Haladás Sportkomplexum” të Hungarisë, përfundoi me fitoren 3-1 të kuqezinjve. Pas kësaj sfide ka folur edhe autori i golit të parë dhe asistuesi te goli i 3-të, Nedim Bajrami.

“Besoj se këtu në Kombëtare jemi të gjithë të motivuar dhe të gjithë duan të japin maksimumin. Të gjithë e dinë se goditjet nga jashtë i provojmë gjithmonë. Edhe ndeshjen e shkuar Asani shënoi supergol dhe do të vazhdojmë kështu. Jo vetëm unë, por e gjithë skuadra do ikim në Europian. Për shumë çuna është eksperiencë e re. Jemi përgatitur shumë mirë dhe besoj se jemi gati për Italinë”, u shpreh fillimisht Bajrami.

Si shkon kombinimi me Brojën, pasi është risi?

“Me Brojën kuptohemi shumë mirë si në fushë dhe jashtë. Broja ka munguar prej dëmtimit por tashmë është kthyer. Kush është titullar dhe kush jo e di trajneri. Ndihem shumë mirë me Brojën. Kemi kundërshtarë të vështirë në Europian, por duhet të japim maksimumin”.

2 Komente

  1. B
    Broj terheq kundershtaret dhe krijon Hapsira per t

    Bajrami mbetet Lojtari me Fantazist ne Skuader dhe i Vetmi ne Mesfushe .Eshte Motorri i ekipit qe levize gjithe fushes .Rrespekt Boss. Godisni s me shpesh Porten ne Distance ,pasi Broja te terheqe kundershtaret .Sikur te beni 10 goditje ne distance mesiguri qe 3 i fusni ne rrjete .Eshte nji Llogari e thejshte . Pra beheni kte dhe fitoni kunder gjithe te tjerve . V etem kjo jep Fitore .Godutj e Portes ne Distance

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bujar Kanaparih

      Arber Hoxha nje lojtar i kompletuar krahu. Veprimet e tij jane te palexueshme dhe shume produktive, dhe mu duk mire fizikisht. Meqe e mori pa kontribuar, tani ti jap vendin e titullarit. Edhe Seferi u paraqit mire fizikisht. Nese Hoxha luan ne krahun e djathte, duhet qe Hoxha dhe Seferi ta nisin titullare me Italine. Asani ka gjuajtje mjeshterore, por eshte i lexuashem dhe nuk del ne fundore. Nuk eshte lojtare i mirefillte krahu. Formacioni pothuajse eshte i qarte. Une do ta nisja me Balliun dhe Lacin si titullare. Pavaresisht fitores, ndeshja nuk me pelqeu. Skuadra ka luajtur me Cikalleshin dhe ne te 4 ndeshjet miqsore ndihet mungesa e tij. Shpresoj qe ne Gjermani te jete ndryshe. Ndoshta trajneri eshte i kenaqur, por mendoj se ate rol qe kishte Cikalleshi, duhet ta kryej nje tjeter futbollliste nga mesfushoret. Me i pershtatshem me duket Laci.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje